Uji Dea

Osmani: Vetëm fitoja e thellë e LDK-së e çon PDK-në në opozitë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e katërt të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim me qytetarët e Deçanit.Osmani tha se kjo mbështetje e madhe e qytetarëve të Deçanit nënkupton fitoren e LDK-së.

Ajo para të pranishmëve foli edhe për njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës që sipas Osmanit janë vrarë prapa shpinës nga frikacakët.“Kjo mbështetje në Deçan nënkupton fitore për LDK-në. LDK i ka humbur disa prej njerëzve më të rëndësishëm shkaku i frikacakëve që na sulmonin pas shpine.E falënderoj Armend Zemajn se ka qenë krah i fortë i saj, meqë ky vjen prej kësaj ane”-tha Osmani.

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike shtoi se ka ardhur në Deçan për ta konfirmuar vullnetin për çlirimin e vendit nga qeverisja e keqe.“Kam ardhur për ta konfirmuar vullnetin tonë për ta çliruar vendin nga qeverisja që e ka ngulfatur vendin Më 8 tetor do të dëshmojmë këtë besë që po na e jepni sot si edhe dje në Prizren që njerëzit mos me ik nga vendi”.“Vetëm fitorja e thellë e LDK-së e çon në opozite PDK-në. Me ia deshmu kundërkandidatit tim që e mbyti shpresën e deçanasëve”./eo/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.