RCCOLA

Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të Paqes për Ukrainën, që po mbahet në Zvicër, ka takuar me Zëvendës Presidenten amerikane, Kamala Harris.

Osmani, gjatë takimit me zv.presidenten amerikane, i ka përcjell asaj mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës.

“I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në takimet e Samitit të Paqes për Ukrainën në Lucern, Zvicër.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në këtë samit ka pasur takime me homologë nga vende të ndryshme të botës.

Osmani sot është pritur edhe nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy./Telegrafi/