Fundamenti

Haradinaj kritikon Qeverinë: Nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se eksponentë të qeverisë Kurti, aksionin e 24 shtatorit e kanë kalkuluar në votë, anipse atë ditë ka humbë jetën një polic i Kosovës.

Haradinaj ka thënë Kosova është shndërruar në problem të sigurisë ndërsa qeveria Kurti mburret se si janë rritë në përqindje.

Fundamenti

“Mburrja e eksponentëve të Qeverisë Kurti dhe deliri i tyre se pas 24 shtatorit janë rritë në përqindje, tregon se sa keq është Kosova e sa kalkulantë janë ata. Këta njerëz harrojnë që në një operacion të rendit dhe të ligjit është vrarë një hero dhe Kosova është shndërruar në problem të sigurisë e paftyrësisht mburren se si janë rritë në përqindje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kjo qasje mburravece e qeverisë Kurti, është kah i shkakton dëme Kosovës.“Këta njerëz harrojnë që para shumë vitesh Kosova është ndier e sigurtë, dhe nisur nga ky fakt Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar patën tërhequr trupat e tyre në kuadër të KFOR dhe tash janë detyruar të rikthehen. Këta njerëz nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece dhe me të panjohurat që pasojnë kur çështja e sigurisë së brendshme, kthehet në çështje të sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.