Fundamenti

Osmani: Fitorja e LDK-së i dërgon në opozitë sundimtarët që kanë vjedhur besimin tuaj

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Dhe po ju ofrojnë paratë e vjedhura për të blerë besimin tuaj. Praktika e vendeve totalitare kanë treguar që sundimtarët e mbajnë popullin e varfër për t’i sunduar më lehtë, por kjo praktikë përfundon më 6 tetor, me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe fitoren tonë.

Do t’i tregojmë botës se Kosova nuk është vend i krimit të organizuar, nuk është vend i korrupsionit e nuk është vend i haraçit. Unë kam ardhur sot për të lidhur një besë të re. Lidhja Demokratike e Kosovës, është bashkuar si kurrë më parë për t’u dhënë qytetarëve të Kosovës qeverisjen që ata meritojnë.

LDK-ja është alternativa e vetme që ka dëshmuar dhe që garanton ç’kapjen e shtetit. Lufton krimin e korrupsionin dhe e vendosë sundimin e rendit dhe të ligjit” – Dr. Vjosa R. Osmani
Istog, 1 tetor 2019

Mund të ju interesoj: