OKB: Në Jug të Serbisë, 50-80% të banorëve të papunë

Koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Serbi, William Infante, ka deklaruar se, sipas statistikave, Jugu i Serbisë i ka 60% të të ardhurave kombëtare mesatare në Serbi, që do të thotë se rrogat e qytetarëve në këtë rajon janë për 50% më të vogla në krahasim me ato që i kanë pasur në vitin 1989.
“Pyetem se si njerëzit këtu në përgjithësi mund të mbijetojnë. Kur flasim për stereotipe, i pari është se në Jugun e Serbisë janë më tepër se 50% të banorëve të papunë, ndërsa në disa komuna, kjo shifër është edhe 80%. Stereotipi i dytë është se ky rajon nuk ka infrastrukturë”, tha sot Infante në një tribunë me moton “Të gjithë jemi të njejtë”, që u mbajt në Bujanovc, transmeton REL.
Ai mëtutje ka theksuar se “vetëm 3% të mjeteve të tërësishme, që i ka marrë Serbia nga viti 2001 e deri në vitin 2012, janë shpenzuar në Jug të Serbisë, dhe se perspektiva e vetme e këtij rajoni është hapja e vendeve të reja të punës”.
Në disa komuna në Jugun e Serbisë, shqiptarët janë popullatë shumicë.