Xhelili kërkon votën e Luginës
Gjilan – U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore, respektivisht Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ky është një moment historik për t’u bashkuar! Le të dërgojmë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës ka shkruar Xhelili kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Për aq shumë vjet atyre që ua besuat ju votën, nuk mbështetën interesat e juaja.
Ju keni shumë halle, nuk jeni të pajisur me dokumentacionet e nevojshme.
Kërkoj që të gjithë të bashkoheni dhe të keni sigurinë se, për 4 vjetët e ardhshme, do të jem një zë i fuqishëm për ju në Kuvendin e Kosovës.