O po gjëmon Karadaku

Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Lashticë dardane
a po gjëmon Karadaku
a po trandet toka
se ty të mbuloj gjaku
Marga u skuq
se mbi ty u sulën
lukuni barbarësh
por t`i mbahesh Lashticë dardane
Trojet po na i djegin
të këthyerit nga mesjeta
duan që të tërën
të të shkrumbojnë
Por t`i mbahu Lashticë dardane
se këta do të ikin
në theqafsi t’pakthim
e mbi ty lulëkuqet do të mugullojnë
Më falë Lashticë dardane
që s’po mundem të tek `ti
se këmbë e duar
Pa fuqia më i ka lidhë
Po të shikjoj prej se largu
e një dhimbje tej viberuese
trupin ma përshkon
se nga pej këtu po shihet barbaria
Flas me veten heu medet
çpo digjet Lashtica
në shkrumb tër Kosova
po digjet dhe zemra ime
Mbahu Lashticë dardane
se do të kaloj stuhija
dinozaurët do të plandosën
e pastaj mbi ty do të rrezatoj agmia.
Prill 1999.
Me rastin e njëzet e pesë vjetorit.