Eko Higjiena

Nxënësit pritet të sfidohen përsëri në PISA, nuk priten rezultate të mira

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në vitin 2022, Kosova u rëndit pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-së.

Por pas 3 viteve, institucionet e vendit kanë marrë vendim që t’i sfidojnë edhe një herë nxënësit në këtë vlerësim. Nga 10 maji deri më 31 maj do të organizohet ky test në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 6500 nxënës.

Por drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani, nuk e sheh si vendim të duhur pjesëmarrjen e vendit në PISA.

“Unë mendoj që aplikimi i Kosovës apo kërkesa e vendit tonë e shpeshtë për të marrë pjesë në atë test kjo na ka penalizu pak. Ne duhet të ulemi ti gjejmë defektet të gjejmë se kush është problemi pse renditmi aq poshtë, ne kemi dal të shkrim kuptim gogja posht që është shqetësuese”, thotë Osmani.

Anipse shkolla që drejton, më herët nuk kishte marrë pjesë në këtë test, ai thotë se nxënësit janë të përgatitur të nënshtrohen këtij vlerësimi ndërkombëtar.

Uji Dea

“Ne mundohem të jemi gati gjithmonë për këto vlerësime që bëhen nga jashtë, qoftë nga akterët e brendshëm apo edhe të jashtëm. Unë mendoj që nuk duhet të përgatitemi pak para fillimit të mbajtjes se testit por përgatitja jonë duhet të jetë permanente”, shprehet Osmani.

Mirëpo, eksperti i arsimit, Rinor Qehaja nuk pret rezultate të mira as këtë vit.

“Pjesëmarrja në testin PISA është e domosdoshme mirëpo në të njëjtën kohë nuk vlerësojmë që mundem me bo ndonjë dallim substancial në rangim për arsyen shumë të shëndosh e që është që të mësuarit dhe mësimdhënia në shkollat në Kosovë në epiqendër vazhdon ta ketë memorizimin, vazhdon ta ketë të mësuarit mekanik që është në kundërshtim të plotë me atë që ka testi PISA, pyetje të logjikshme që kërkon përgjigje të logjikshme”, vlerëson Qehaja.

Në rezultatet e testit “PISA 2022”, Kosova ishte renditur e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse.

Televizioni ka provuar gjatë tërë javës të ketë një qëndrim nga Ministria e Arsimit në lidhje me përgatitje që janë bërë që këtë vit të kemi rezultate më të mira, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.