Hidromorava

Kur nata vdes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Poezi nga Ardian Haziri


Mesdita është kapitur, midis reve të dendura;
Para se dielli të ngrihej në zenit.

Nata plakë, dergjet në shtratin e vdekjes.
Bashkë me të zezat e saj të frikshme;
Është shuar edhe flirti me djallin.

UBT

Sikur heshtja ta merrte fjalën;
Edhe agu i parë, do të ndriçonte më tepër;
“Jam i gjallë, në jetën e vrarë”;
Do të quhej një kryevepër.

Pranvera e mbushur me aromën e luleve;
Dimrit asnjëherë nuk i besoi, prandaj edhe lulëzoi.