FIDANISHTJA

Gëzuar 13-vjetorin, RajoniPress! – Një dritare e guximshme dhe profesionale e informimit të drejtë dhe të paanshëm

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nga Sevdail Hyseni – Gjatë këtyre viteve, RajoniPress ka dëshmuar se gazetaria cilësore ekziston edhe në kohë sfidash. Me profesionalizëm, guxim dhe përkushtim, ka qëndruar në anën e së vërtetës, duke i dhënë zë atyre që nuk kanë pasur krah dhe duke qenë në mbështetje të të drejtës e drejtësisë.

Nën drejtimin e profesor Musa Sabedinit, ky medium ka qenë zëri i atyre që nuk kanë zë, dhe kurrë nuk ka bërë kompromis me padrejtësinë, krimin e organizuar apo korrupsionin.

Eco Higjiena

Jehona mediale e RajoniPress, shtrihet edhe përtej kufijve rajonalë të Anamoravës, dike përfshirë edhe Luginën e Preshevës dhe gjithë hapësira shqiptare.

Urime për këtë rrugëtim të suksesshëm! Urojmë edhe shumë vite të tjera me ndikim, integritet dhe gazetari të paanshme! RajoniPress – gjithmonë në shërbim të së vërtetës!