FITORJA

Nuk votohet rezoluta e LV-së dhe LDK-së, s’ka kuorum

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ka dështuar propozimi i shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo draftrezolutë e LV-së dhe LDK-së, e cili brenda vetes i kishte tri pika, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mungesës së kourumit.

Kur është tentuar të hidhet në votim, opozita e ka lëshuar sallën.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se s’ka kuorum për të votuar rezolutën.

“Meqenëse i kemi vetëm 57 deputetë, do ta vazhdojmë seancën në një seancë tjetër”, ka deklaruar Osmani në fund.

ARKATANA

DRAFTREZOLUTA LV-LDK

1. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bisedime politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që do të rezultojnë me njohje reciproke.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush, nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

3. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. K043/19, të datës 27 qershor 2019, është Qeveria e Republikës së Kosovës që ka mandatin të udhëheqë bisedimet dhe/ose dialogun me Serbinë si dhe të bëjë përgatitjet për negociata e të negociojë lidhur me një marrëveshje të mundshme përfundimtare e cila do të rezultojë me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, brenda vijave të patejkalueshme të rendit kushtetues të Republikës sonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.