Eko Higjiena

Specialja nuk flet rreth gjendjes shëndetësore të Thaçit: S’komentojmë për shkak të privatësisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ishte prezent në seancën e sotme në Hagë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kjo ishte arsyeja për çka kjo seancë u ndërpre fillimisht, por pastaj vazhdoi pa prezencën e Thaçit.

Dhomat e Specializuara të Hagës, në një përgjigje për Klankosova nuk dhanë detaje rreth gjendjes shëndetësore të ish-presidentit.

Siç thuhet në këtë përgjigje nga zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle, “për arsye të privatësisë”, duke shtuar se nuk është e pazakontë që kur të akuzuarit nuk ndihen mirë me shëndet të mungojnë në seanca.

Fundamenti

“Seanca e sotme u ndërpre në fillim për shkak të mungesës së z.Thaçi në sallën e gjyqit, por më pas u sqarua nga avokati i z. Thaçi se z. Thaçi kishte hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm sot në gjykatë, në përputhje me Rregulloren e Punës dhe Provave. Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë përtej asaj që është përmendur në seancën gjyqësore publike”, tha Doyle në përgjigjen me shkrim.

Doyle theksoi se në raste të tilla seancat vazhdojnë edhe kur ia akuzuari heq dorë nga e drejta për të qenë prezent.

“Mund t’ju them se në përgjithësi, nuk ka qenë e pazakontë që të akuzuarit në rastet e ndryshme të mungojnë në seancat individuale nëse nuk ndihen mirë atë ditë. Në raste të tilla, Rregullat parashikojnë që seancat mund të vazhdojnë në mungesë të një të akuzuari nëse ai heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm”, theksoi zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.