Eko Higjiena

Njeriu i Trumpit vjen në Gjilan për ta përkrahur Kadri Veselin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Partia Demokratike e Kosovës, ka ditë që ka nisur një fushatë politike me mesazhe të vazhdueshme për ruajtjen dhe forcimin e lidhjes midis Kosovës dhe Amerikës.

Fushatën e Veselit kundër korrupsionit dhe nepotizmit, të cilën e kishte nisur menjëherë pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Uashington, shumë analistë po e interpretojnë edhe si të nxitur nga amerikanët, të cilët kundërkorrupsionin e kanë në top prioritetet e agjendës së tyre në nivel global, ku po investojnë miliona euro.

Kjo lidhje që deri tashti dukej vetëm si shfrytëzim nga PDK-ja, e cila ka ditë që është “veshur” me flamuj amerikanë, mësohet se së shpejti do të konkretizohet, pasi në Kosovë pritet të vjen një njeri shumë i rëndësishëm i presidentit Trump në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin.

Nga burime brenda PDK-së, thonë se ardhja e një njeriu të rëndësishëm të presidentit amerikan Donald Trump në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin, tashmë është çështje e kryer dhe ai do të vie pikërisht sot në Gjilan në tubimin e madh nga ora 17:00 në Palestrën “Bashkim Selishta-Petritit”.

Mund të ju interesoj: