RCCOLA

Njëqind muralet e Sabit Rrustemit – prelude të një poezie të re

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Poezitë e ”mureve” shihen tashmë në librin më të ri të Sabitit, por janë mure ku kalojnë shumë njerëz dhe poetit ja ka ënda që njerëzit t’i shohin edhe si postera të mëdhenj në hapësirat e tokës kosovare. Poezia e Sabit Rrustemit në këtë libër ecën jo vetëm rrugëve të Kosovës por edhe në hapësira të tjera.Është një poezi lëvizëse që emeton valët e shpirtit dhe prandaj ajo kapet shpejt nga lexuesi, poezi e kthjellët sikurse e thotë vetë :Po të shoh tej vetes sime, Pas një reje, Rrëmbyer kaltërsish, Ma sjell mëngjesin.

(Shënime kritike për librin poetik “ Murale shpirti “ të poetit Sabit Rrustemi ). Nga Fatmir Minguli (Durrës). Sermudaturcunctis, animi sapientiapancis !
(Gjuha i është dhënë gjithkujt, por mënçuria pakkujt ! )

Poezitë e librit “ Muralet e shpirtit “ janë shkruar brenda një periudhe të shkurtër kohe, kohë e cila fillon kur bota ripërtërihet , poeti bëhet më i ndjeshëm dhe mbaron me të korrat jo vetëm të bujqësisë. Më saktë, ato janë shkruar çdo ditë nga 28 maj deri në 28 korrik të vitit 2013.

Sapo e përfundon librin të vjen mirë ta riçfletosh prapë e të ndalesh aty ku shpirti yt rezonon me atë të poetit. Dhe kupton që 100 poezitë janë shkruar në mure të ndryshme, duke filluar që nga muret e Facebook- ut , nga grafitet e stilizuara, të shumëngjyrshme vizatuara mureve të qyteteve e pastaj në muret e shumta të një shpirti poetik .

Poezitë e ”mureve” shihen tashmë në librin më të ri të Sabitit, por janë mure ku kalojnë shumë njerëz dhe poetit ja ka ënda që njerëzit t’i shohin edhe si postera të mëdhenj në hapësirat e tokës kosovare.

Me një sqimë të hollë, Nexhat Rexha ka përcaktuar për këtë libër se: “Ai ka depërtuar në labirinthet iluzore të përpjetave dhe tatëpjetave folëse , në ëndrrën zhgënjyese si dhe në dukjen e bulevardeve tona.”

Poezia e Sabit Rrustemit në këtë libër ecën jo vetëm rrugëve të Kosovës por edhe në hapësira të tjera. Është një poezi lëvizëse që emeton valët e shpirtit dhe prandaj ajo kapet shpejt nga lexuesi, poezi e kthjellët sikurse e thotë vetë :

Po të shoh tej vetes sime
Pas një reje
Rrëmbyer kaltërsish
Ma sjell mëngjesin.

Sabit Rrustemi ka një drejpërdrejtësi me poezi elegante, të shkurtra me të cilën depërton thellë në dritën e shpirtit të mikut apo mikes por edhe të atij miku të keq. Kështu shohim lirika të bukura kushtuar jetës qytetare, ku me një stil poetik të veçantë , ndihet ndjeshëm një përzierje me filozofinë e ditës.

Njëkohësisht poezitë e librit “ Muralet e shpirtit “ janë të llojit “vetëtimë” siç i quajti një miku im poet dhe ndoshta me të drejtë veçse do thoja se ka jo vetëm efektin momental të çfaqjes, por dhe atë pasojë që lë pas si një fenomen befasues.

Mendimi filozofik për jetën e sotme , problemet e ngatërruara politikë – jopolitikë kalojnë nëpër libër duke ngërthyer ngjarje nga më të zakonshmet , ku më e spikatuar është ajo e njohjes së vetvetes. Në poezinë murale me numrin 32 lexojmë:

Mobi Casa

Sa afër e kemi veten e nuk e shohim
Shumë larg e kërkojmë tjetrin
Që as e njohim

Po kështu, Sabiti si një ithtar i ideve ekzistencialiste thotë se “ e djeshmja iku dhe çdo ditë njeriu pret të nesërmen, por duke menduar kështu harron të tanishmen që e përjeton.”

Të shkruara pa titull poezitë e këtij libri nuk kanë të bëjnë me faktin e të qenit moderne, sikurse mund të mendoj dikush, sepse modernja tek Sabit Rrustemi qëndron në brendësi të vargjeve e dukshme dhe e fshehur midis rreshtave të poezive.

Ato janë murale me numra që përfaqësojnë ditët plot me biseda me miqtë në Facebook . Kështu ndërtuar me këtë konceptualitet të lirshëm në paraqitje , Sabiti na jep një novitet në botën e poezisë.

Tek lexon “muralet “të duket sikur çdo poezi , në çdo fletë libri kalon me shpejtësinë e pelikolës së filmit dhe lexuesi zë re se ka parë një film të ditëve të sotme.

Përditësimi poetik i librit është i shoqëruar dhe me një saktësi si të orës diellore , që shkon paralele me detyrimet e tij ndaj njerëzve si poet i ditëve të sotme. Prandaj ai i përvishet shtruar mediokritetit provincial, botës së vogël të meskinëve dhe të kopjuesve të vargjeve poetikë të të tjerëve.

Qesëndisja e Sabitit është e pranishëm edhe e pranueshme moralisht për këta lloj njerëzish që i ndesh kudo. Poeti e zbulon vjedhësin e poezive por dhe ja zbut pak gabimin e vjedhjes duke u shprehur me delikatesë: “ e u skuqa më shumë se ai /pse nuk e përgëzova.”

Njëqind muralet poetike të “Muraleve të shpirtit” janë edhe njëqind prelude me forma të ndryshme që të lidhura me njëra tjetrën me fijet e padukshme të një bote të shqetësuar , shndrisin në larminë e librave të ndryshëm poetikë .

Padyshim që duke lexuar poezinë murale me numrin 15 kupton që Sabiti është një poet i hapurdhe zbulon natyrën e tij tepër sociale . Jo mè kot ai ka një aktivitet të dëndur si aktiv në veprimtarinë publike, jo vetëm si deputet në Kuvendin e Kosovës (2001 – 2004) , por dhe në certifikime nga shkolla evropiane politike si dhe në drejtimin e Ars Clubit “ Beqir Musliu “ në Gjilan.

Këto punë kanë influencuar shumë në formimin e veçantë poetik përpos talentit të natyrshëm.

Sabit Rrustemi mbetet një kërkues i përhershëm , i asaj që nuk vjen deri sa arrin t’a filozofikojë në shoqërimet e tij me disa libra poetikë e si ky që po diskutohet tani. Montecchio Maggiore ( VI )16. 12. 2013./rajonipress/