UBT

Një tjetër futbollist i Kosovës U21 zgjedh Shqipërinë, Alban Bushi publikon listë për dy ndeshjet e muajit mars

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkuarja e Etnik Brrutit si kapiten i Kosovës U21, te kombëtarja e Shqipërisë, ka ngjallur debat të madh në vendin tonë.

Disa e quajtën tradhëtarë, e disa të tjerë e përkrahën për këtë vendim, me të cilin u largua papritur nga përfaqëssuesja ”Dardane”, shkruan IndeksOnline.

Ai është ftuar nga selektori Silvinho për ndeshjet e muajit mars, kundër Anglisë dhe Moldavisë.

Por Brruti nuk është i vetmi në këtë muaj që braktisi Kosovën për kuqezinjtë.

FIDANISHTJA

Luan Simnica është futbollisti tjetër i cili ka vendosur të luaj për Shqipërinë.

Ai ishte i grumbulluar nga selektori i Kosovës U21, Afrim Toverlani në muajin shtator të vitit të kaluar, ku kishte luajtur disa minuta në ndeshjen me Poloninë.

Simnica është ftuar nga trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi, për dy ndeshjet miqësore, ku më 21 mars, Shqipëria U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.