RCCOLA

Një roman që shpalos kontradiktat tona shoqërore …

/ 8 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Romani është gjinia më delikate e shkrimit dhe e paraqitjes së ngjarjeve të rrëfyera. Për krijuesit, kjo gjini letrare paraqet një shfryemje e jetës së tyre. Edhe shkrimtari ynë i njohur shqiptar, Fatos Kongoli, në një rast pat shtuar se, “gjer sa mbaroja romanin e fundit, e kisha “problem” si t’ia filloj veprën tjetër. Kur e mbaroja romanin, sikur pushoja dhe ndjeja në vete një lehtësi shpirtërore. Por, ngadalë, më vinin idetë tjera. Kështu, e ndjeja vete një ngulfatje për të filluar veprën tjetër dhe e filloja”. Pse jo?

Edhe Kadire Sh. Piraj, ndonëse vashë e re, ajo me kohë ia ka hyrë punës dhe ia ka dalë me sukses kurorëzimin e romanit të saj të parë “Të gënjyerit”. Një roman jo aq voluminoz, por në vete ngërthen rrëfime për realitetin tonë. Është roman që artikulon zërin e kësaj krijuese të re, e cila, duke i parë ngjarjet e përditshmërisë sonë, të cilat e nevrikosin shoqërinë tonë, sikur edhe autorja nuk mundi ti ikë këtij realiteti të hidhur e brengosësh.

Kadire Piraj është e re dhe shumë modeste. Ajo flet pa komplekse. Fjalia e saj nuk shkëputet nga rrjedha e mendimit, por përfundon ashtu lehtë dhe me vend. E takuam një ditë në vendin e punës si juriste. Përpara ka letra, kompjuterin, por ka edhe libra. E ka edhe librin e saj të parë “Të gënjyerit”. Kjo është vepra e saj e parë në prozë. Kjo e bënë atë të jetë e çuditshëm në jetë. E para, modestia dhe karakteri i i saj i fortë, e dyta, është se, kur bisedon me te, sikur të kthen në ato rrëfime, të cilat nuk janë vetja e saj, por janë rrëfime larg saj. Kjo është modesti e saj dhe pëlqehet. Pëlqehet dhe qëndron. Pse jo? E, Kadire Sh. Piraj nuk është më njomake, por është e “pjekur” dhe po lëshon “rreze” drite në letërsi. Është e pasionuar pas leximit të veprave letrare. Kjo, zatën ia ka “krijuar” botën e ëndrrave të shkrimeve letrare.

Kadirja është e lindur në Gjilan, më 23 prill 1985. Shkollën fillore e të mesme e kryen në Gjilan. Studimet Universitare, në drejtimin Juridik, i përfundoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Edhe studimet pasuniversitare i përfundoi në po këtë universitet, në drejtimin Juridiko-Penal. Jo vetëm kaq. Ajo si e vogël ka shkruar poezi e prozë. E poezia për të është ndjenjë e rrallë krijuese. Por, ja jeta! Ajo të bën që të hysh në labirinthet e saj dhe të rrëfen momente e ngjarje më të ndryshme jete. Ditë më parë, Kadire Sh. Pira, autore, botoi romanin e parë “Të gënjyerit” vepër kjo e botuar nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” në Gjilan.

Duke folur për librin e Kadire Pirajt, Linditë Ramushi, krijuese dhe redaktore e librit, ka shtuar se: “Romani “Të gënjyerit”, i autores Kadire Pira, përveç se është një histori që ka prekur një familje, e cila tregohet si pasqyrë e shume ndodhive, autorja ka rrëfyer dhe një rrjedh të madhe përvojash e ligjesh të një shoqërie të cilës ajo edhe i referohet. Ngjarja lidhet në mënyrë kronologjike, ndërkohë që gjatë leximit të këtij romani ndjekim dhe ritet e familjeve të cilat do ta kishin fatin e protagonistes së këtij romani.

Mobi Casa

Këto ditë, Shtëpia Botuese në fjalë na befasoi këndshëm edhe me një vepër të re, me romanin e Kadire Sh. Piraj “Të gënjyerit”. Vjen kjo vashë e re në letrat shqipe me romanin e saj të parë me titull jo aq provokues, sa sfidues “Të gënjyerit”. Pra, një krijuese që premton në gjininë e prozës”. Po ashtu, Nexhat Rexha, kritik dhe recensent i veprës në fjalë, ka shtuar: “Romani “Të Gënjyerit” i Kadire Sh. Pirës vjen me qasjen e shtjellim të aktualitetit, me artikulim të dukshëm, por gjithnjë me kujdes në parashtrimin e të ndodhurave të mundshme dhe imagjinative. Rrëfimet diktojnë e ndikojnë në shpalosjen e kontraditave shoqërore, të cilat janë realitete të shoqërive të ndryshme, pra edhe të shoqërisë sonë. Paradoksi dhe kontrasti janë procese dhe fate, ato krijojnë dilemën për të fuqizuar ekzistencalizmin jetësor, duke shenjuar fazat e ndryshme të tranzicionit dhe dilemave, që prodhon jeta e njeriut nëpër zhvillimet, sa të avansuara, po aq edhe kontradiktore”. Një vepër që lidhet me dashurinë e jetës, dëshirën për të jetuar, por dhe për të pasur pasardhës.

Kjo ishte ajo ideja e autores, e cila, në një formë e ka shpalosur këtë temë sa aktuale, aq edhe “problemore”. Edhe Arsim Halili, krijues e recensent i librit, duke shtuar për veprën në fjalë, ai shton se, “Nga faqja në faqe, romani “Të gënjyerit”, i Kadire Sh. Pirës evokon episode të trishta, në trajektoren e të cilës barten, enigmat për një padrejtësi, për një mëkat që bartet me vite, në emër të plotësimit të një vullneti të predisponuar për të jetuar pjesën tjetër në ankth ose frikë, të të mundshmes dhe sfidueses. Kadire Pira gjithsesi shfaq kulturën e shkrimit prozaik duke i determinuar episodet idilike deri në imtësi. Përmes personazheve të fikësuara bartë paralelet mes dhembjes dhe shpresës, ngadhënjimit dhe të vërtetës, ku gënjeshtra për kaq kohë të gjatë ja zë frymën”. Pra, në këtë roman është ngjarja e një familje, të cilat nuk kanë fëmijë, pastaj me anë të një personi të tretë e rrëmbejnë një fëmijë tjetër dhe kjo vazhdon si një enigmë jete gjer sa zbulohet e vërteta e jetës.

Ja për ilustim: “Një vajzë e re e braktisur nga dashuria, pa përkrahje nga familja e saj, do të lind një fëmijë dhe do ta braktisë” (f.25). Por, para se ta lind fëmija, preket nga magjia e zezë. Kjo “histori” mbeti ngjarje e fshehtë. Apo, në vepër thuhet se, dashuria nuk ka rregulla, ajo ndodh se është rastësi. Ku është zemra, aty është mendja. Pra, në vepër ideja është për të lindur fëmijë. Fëmija është gëzimi i jetës. Ky rrëfim është paksa i gjatë, rrëqethës, por edhe sfidues me shumë të papritura jete. Rrëfimi është më tepër se njëzet vjet gjer sa zbulohet e vërteta me shumë sakrifica, mundi, gënjeshtrat, mësheftësitë, janë përfshirë gjatë të ngjarjes së romanit gjer sa në fund të del në shesh e vërteta e hidhur e jetës së njerëzve. Duke pyetur autoren a është vështirë të shkruhet roman, ajo pa ngurrim shton se, është vështirë, sepse duhesh ngjarjet të jenë të ruajtura ashtu si rrëfehen dhe të kenë rrjedha kronologjike për të përfunduar rrëfimi i veprës, ku lexuesi e pret me padurim.

Pra, ky “zanat” nuk është një thjeshtësi si të shkruash një poezi, e cila vjen si “rrëfim” spontan dhe e shkruan. Te vepra në prozë duhet pasur durim dhe imagjinatë për shkrimin e një vepre të bukur artistik e letrar. Pra, nuk kërkohet dy strofa apo dy rreshta, por ke përpara një grumbull ngjarjesh dhe ato duhet të kenë lidhje në mes vete”. Te vepra “Të gënjyerit” ka një numër të konsiderueshëm të personazheve. Por, këtu përfshihen dy familje, ku shumica e rrjedhës së rrëfimit është me anëtarët e dy familjeve, por, ndërkohë, ka edhe personazhe tjera, të cilat, ose e bëjnë lidhjen ose marrin pjesë në këtë prozë të gjatë artistike.

Në roman nuk ka diçka personale me autoren, por shihet se, aty secili njeri e gjen vetën. Romanin në fjalë të përkujton romanet tjera, si janë: “Të munduarit” të H. Petrelës, “Të fejuarit” të A. Xanonit italian e disa vepra tjera. Sidoqoftë, kjo vepër e plotëson një pjesë të letërsisë shqipe në prozën e gjatë. Është roman që lexohet me një frymë dhe ka një stil tërheqës e joshës për të gjithë artdashësit tanë. /rajonipress/