Uji Dea

Një prozë që e lidh fatin e njerëzve me të mundshmen dhe realen

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Ditë më parë, në lokalet e Shtëpisë së Kulturës, në Dardanë, u bë përurimi i veprës së Baki Krasniqit “Milionieri i një testamenti”. Një prozë mjaft e suksesshme e autorit në fjalë. Në përurim morën pjesë shumë adhurues të artit të fjalës së bukur artistike.

Fjalën e parë e pati Nexhat Rexha, krijues, i cili tha se, autori i veprës, Baki Krasniqi, kësaj herë po na vjen me prozë të gjatë, pra me romanin “Milionieri i një testamenti” (2015). Veprën në fjalë e ka botuar SHTB “Beqir Musliu” në Gjilan. Baki Krasniqi na vjen nga fshati Petrovc, komuna e Dardanës. Ai (B. Krasniqi), së pari filloi të botojë vepra me poezi, si: “Në krah të shqipes” 2004, “Zogu i qyqes” 2007, e më vonë, pas dy vjetësh, ai iu rrek prozës, ku botoi veprën “Gurzani”, 2013.

Por, kësaj here, ky autor botoi edhe prozën e gjatë me titull: “Milionieri i një testamenti” (2015). Vepër që për tematikë ka realitetin tonë të veshur me petkun artistik. Ai, pos tjerash, shtoi: “Narracioni i shtjellimit ka të bëjë me dukuri të njohura në ambientin tonë. Disa pjesë të rrëfimeve janë tradicionale, për lexuesin e informuar ato kanë bartje të elementit trashëgues në disa pjesë të bashkëveprimit nëpër gjenerata, si bie fjala martesa, largimi i njeriut tonë pa lënë gjurmë për bredhjet e tija, pastaj kthimi i njeriut pas shumë viteve në familje, por edhe pas kthimit, duke mos treguar identitetin e tij personal”.

Nexhat Rexha tha edhe këtë se, “Fati i njeriut nëpër kohë, dhuna ndaj jetës është paraqitur jo vetëm si rrëfim real e artistik, por është përshkruar rrjedhshëm e me qartësi komunikimi përmes protagonistëve, sepse Bakiu, ka vrojtuar me vëmendje dukuritë e kolektivitetit, të cilat kanë bartur; dhunën, mallin, dashurinë për vendin, e mbi të gjitha në tregimet e tija dominon rikthimi i shpresës për të jetuar në atdhe. Këto janë hallkat e ndërlidhjes së veprimeve, e ndodhive reale që kanë përsëritur fatin për të keq, pa dëshirën e njeriut tonë. Rrugëtimi i protagonistit kryesor i novelës është autentik në pjesën më të madhe të ngjarjes, sepse vetë jeta nën presionin e sundimit serb ishte e tillë.

Autori ka lidh fatin e njerëzve në të mundshmen dhe realen. Njëkohësisht, rrëfimi në tërësi ka të peshuar anën edukative dhe mesazhi vjen në përjetimin konvencional, sepse vetë jeta krijon situata nga më të ndryshmet. Andaj, si shtoi ai, -titulli i novelës vjen nga përjetimi, ballafaqimi, bartja e padrejtësive mbi supet e tija, e që rastësia në fatkeqësi ka sjellur përjetimin, satisfaksionin, humanitetin, karakterin e Blerimit, një të riu nga Kosova që shkoi në Zvicër për të shpëtuar nga fatkeqësia, e për të rënë përsëri në të. Edhe testamenti i Hans Shtajnmajerit, përmes vajzës Kristina, mund të duket si imagjinatë e shkrimit, por në realitet ajo justifikon kohën dhe fatet e njerëzimit edhe si ngjarje reale. Kemi parasysh virtytin e një të riu, të brumosur në ideale dhe fatin tragjik të familjes. Vetë kthimi në atdhe i Blerimit dhe tragjedia e familjes së tij janë mesazhe, në ndërtimin e atdheut në vitet e pas luftës së vitit 1999.

Mobi Casa

Libri me tregime “Milioneri i një testamenti” i Baki Krasniqit është gërshetim e trajtim i aktualitetit të afërm me procedim e analogji të pranueshme. Tregimet e kësaj vepre kanë të njëjtën frekuencë emocionale, sepse vet jeta e këtyre dekadave ka diktuar që fati i popullit tonë të kalojë nëpër të njëjtin projekt antishqiptar, të projektuar nga politika më famëkeqe serbe e shekullit XX. Përqendrimi artistik në ide, komunikim të japin modelimin në trajtimin sa më funksional e bindës si rrëfim e ruajtje të gjuhës me specifikimet e protagonistëve etj, ka shtuar N. Rexha, recensent.

Ndërsa, Kosovare Krasniqi, në vështimin e saj, “Kosova në tregimet e Baki Krasniqit”, ajo tha se, për ne nga ky libër do kemi fatin të lexojmë tregime në të cilat janë trajtuar ngjarje nga jeta e përditshme në Kosovë dhe të cilat kanë lënë vragë jo të vogla në jetën tonë shoqërore. “Në veprën “Milionieri i një testamenti” i autorit B. Krasniqit, paraqet realitetin e zymtë të jetës në Kosovë.

Personazhi kryesor i këtij tregimi është Fëllanza, e cila, gjatë periudhës së luftës kishte përjetuar tragjedinë më të madhe që mund e përjetojë një femër, vrasjen e të shoqit dhe dhunimin makabër nga një komandant serb. Pas kësaj, nusja e re e cila sapo ishte martuar, me bashkëvendësit e saj ishte dëbuar nga serbet për në Maqedoni. Në kampin ku ndodhej, nga torturat e shumta dhe nga dhunimi, ajo kalon në depresion nervor. Dhunimi kishte lënë plagë të pashërueshme në zemrën e saj, dhe tashmë ajo mësuesja e bukur e cila para një kohe ishte nga të rrallat vajza të bukura të fshatit, ishte bërë kufomë e “gjallë” e asaj kohe. Fatkeqësisht, kriminelët nuk e lanë të merret vetëm me plagët e trupit, por i lanë edhe një plagë shumë më të madhe pas vetës – ajo mbeti me barrë. Kjo e traumatizon edhe më tepër. Me gjithë mundimin e mjekut kosovar, i cili punonte në Gjermani, Lulëzimit, ta qetësojë me fjalë dhe me mjete tjera shëruese, prapëseprapë Fëllanza nuk e dëshironte atë fëmijë. I dukej sikur edhe ai do të veprojë sikur babai i tij. Fëllanza mbetet në mesin e dy ndjenjave të fuqishme në zemrën e saj, atë të mëmësisë dhe të turpit. E para se si të abortohet një fëmijë i cili nuk kishte faj për asgjë, ngase ai ishte i pastër, nuk kishte faj për babanë e tij vrastar dhe, e dyta, ishte se si do t’u dalë para sysh të tjerëve me një fëmijë i cili nuk do të lindë nga dashuria, por nga dhunimi. Edhe pse Fëllanza nuk lë kënd pa e pyetur, duke u shtirur edhe se është nga ato gratë e Bosnjës, a duhet të lindet fëmija, si nga ata të fesë myslimane, por edhe të tjerë, të gjithë kishin mendimin e njëjtë: fëmija duhet të lindet, ngase ai fëmijë do t’i ngjajë kohës, jo babait të vet dhunues e vrasës. Mirëpo lindja e fëmijës bëhet ankth i saj, ajo ishte e bindur që tashme fëmija duhet të abortohet, sepse për të është çdo gjë e kotë dhe kështu i ishte shuar ëndrra për një jetë të lumtur. Tregimet janë me tema të ndryshme nga njëri-tjetri, dhe ngjarjet e këtyre tregimeve vendosen në periudha të ndryshme kohore.

Në një nga tregimet e Bakiut një vend të rëndësishëm zë edhe mentaliteti i mykur shqiptarë”. Kosovare Krasniqi tha edhe këtë se, “do të doja t’i them edhe disa fjalë për tregimin“I vetëflijuari” ku si temë kryesore autori zgjedh të jetë, degradimi shpirtit të femrës, por në një mënyrë tjetër nga ai tregimi i mësipërm. Këtu kemi të bëjmë me familje fshatare të cilat vendosin vet për fëmijët e tyre. Në këtë tregim vajza dhe djali nuk pyeten nëse duan apo jo të martohen me njëri-tjetrin. Edhe pse personazhi kryesor këtu paraqitet djalë me shkollë, përsëri ai bie viktimë e këtyre zakoneve të mykura fshatare. Fatin e tij të martesës e zgjedh shkuesi, jo ai vetë, gjë që ai pendohet për tërë jetën. Lë të dashurën e tij për hir të zakoneve dhe ajo si hakmarrje ndaj tij, zgjedh të martohet në afërsi të tij”, ka shtuar në fund ajo.

Ndërsa, autori Baki Krasniqi tha se, këto ngjarje që i kam përshkruar, nuk janë fantazi e “dhunti” imja shkrimore, por janë realitet i një kohe, e cila më shtyri jo vetëm ta shndërrojë në letër, por edhe ta lë një gjurmë të kësaj kohe të rëndë. Me rëndësi, vepra, sipas vlerësuesve, doli ashtu si e kam pritur…” tha autori i veprës në fjalë. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.