United Hospital

Njohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Studentët nga Fakulteti i Media dhe Komunikimit në UBR zhvilluan së fundmi një vizitë në Klan Kosova.

Gjatë kësaj vizite, ata u mirëpritën nga Drejtori i Informacionit, Gazmend Syla dhe nga redaktori përgjegjës, Blerim Xhemajli.

Studentët, të shoqëruar nga mentorja Albina Zeneli, patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit televiziv, transmetimet live, redaktimin e lajmeve dhe funksionimin e departamenteve të ndryshme.

Ata gjithashtu parashtruan pyetje të ndryshme e patën mundësinë të diskutojnë me profesionistë të medias, të marrin këshilla praktike dhe të mësojnë rreth sfidave dhe mundësive në industrinë e televizionit dhe komunikimit masiv.

Vizita synonte t’u ofronte studentëve perspektivë të drejtpërdrejtë mbi punën e mediave dhe të fuqizonte njohuritë profesionale, ato janë të rëndësishme për disa arsye që lidhen me mësimin praktik, zhvillimin personal dhe profesional të studentëve: E para dhe më e rëndësishmja është lidhja e teorisë me praktikën, ku studentët mund të shohin nga afër si funksionojnë institucionet, kompanitë ose organizatat që lidhen me fushën e tyre studimore, duke kuptuar më mirë teorinë që mësojnë në bankën e shkollës.

ARKATANA

Ata marrin mundësinë të shohin proceset reale të punës, teknologjitë dhe metodat që përdoren në profesion, gjë që nuk mund të përjetohet vetëm në klasë, vizitat ndihmojnë studentët të përmirësojnë aftësi si komunikimi, bashkëpunimi, vëzhgimi kritik dhe zgjidhja e problemeve.

Studentët mund të takojnë profesionistë dhe ekspertë të fushës, duke krijuar lidhje që janë të dobishme për karrierën e ardhshme, madje të shohësh nga afër se si punojnë profesionistët dhe sfidat që përballojnë i frymëzon studentët të motivohen për të mësuar më shumë.

Madje, të njëjtit fitojnë ide të qartë çfarë kërkon tregu i punës dhe si mund të integrohen në të pas përfundimit të studimeve. /UBT News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.