UBT

Një lule e bukur

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Poezi nga Nijazi Kastrati

Një lule e bukur
N’tavolinën time
Vërdallë se ç’më solli
Në kokë shumë kujtime.

Këso lule të bukur
Me aq shumë petale
Mblidhnim bashkë me shokë
Kur dilnim në male.

Garonim mes veti
Kush po mbledh më shumë
T’ia dhurojmë nënës
Kur kthehemi n’katund.

ARKATANA

Kopea kulloste
Atje në lëndinë
E ne mblidhnim lule
Kot e kot mos rrimë.

Tufën mbledhë me lule
Nënës kur ia dhuroja
Një kënaqësi të madhe ndjeja
Fort e përqafoja.

Më përqafonte fort
Më puthte në faqe
Ti je shpirti i nënës- thoshte
Kështu zemrën ma kënaqe.

Ajo tani në amshim
E unë i moshuar jam
Kjo lule në tavolinë
Kujtimet mi zgjon!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.