Eko Higjiena

Muret e historisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Ramadan Mehmeti – prozë poetike

Brenda mureve të kështjellës së bardhë vjeshta m’i sjell rrëfimet e gjyshërve tanë. Nga muret e heshtura dëgjohet ajo vjeshtë tek m’i ringjall dhembjet e të parëve e mendjen ma sulmon harresa e heshtjes.

Oxhaku grithet nga tymi i ngarkuar blozë e lagështi, kurse majë çatisë rëndon një meteor drite, duke ushqyer lulet që u thanë nëpër kopshte, të mbështjella me flluska bore, sikur bërë një me acarin polar, netët pa fund.

Të sotmet nuk e kuptojnë kërkesën time.
Si të bëhem tjetër tashti, kur as për dashuri e as për urrejtje s’kam më energji. Ndoshta për këtë po nxihet edhe kështjella e bardhë. Ende jam prapa mureve mbrojtëse të historisë, që më tradhtuan kur nuk e meritoja e as e mendoja.

Eco Higjiena

Nisur jam drejt shpresës, ngushëllimi im mbeti mëkati më tronditës që ma shtuan në këtë botë mashtrimesh. Mbi kokë e në zemër më jehojnë akrepat e orës që nuk tregojnë saktë, as kohën e furtunave, as etjen për dritë.

Shpresoj të mos ngelem i vetmi përcjellës i orës së ding-dongeve në Sahatkullën e qytetit, sepse nuk do të vijë kurrë koha për të kumtuar mortin tim.

Nga e gjithë kjo, dalëngadalë ha veten, kafshoj buzët e mia dhe nis rrugën vjeshtore, si një gjeth i tharë. Gjithnjë me pranverën në sy. Nuk doja… do të arrija deri tek fillimi i rrugëtimit të përsëritur./rajonipress/