Uji Dea

Një i dështuar në ekzekutivin e Gjilanit nuk mund ta dështojë Kuvendin Komunal, LDK nuk e lejon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Edhe sot, pas disa dështimeve radhazi, qeverisja komunale në Gjilan nuk ka qenë e gatshme të jetë transparente me qytetarët e saj për t’u përballur me problemet dhe kërkesat e tyre. Në mungesë të medieve, po tentohet të kalohen pikat e rendit të ditës thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.

Kjo është e papranueshme për ne si LDK!

Një i dështuar në ekzekutivin e Gjilanit nuk mund ta dështojë Kuvendin Komunal sepse LDK nuk e lejon në asnjë mënyrë.

Hidromorava

I pari i ekzekutivit i cili nuk do të mbahet në mend për asnjë punë në Gjilan, do të mbahet mend për ofendimet e tij sa herë që nuk i kanë shkuar gjërat ashtu siç ka planifikuar. Edhe sot, në mungesë të guximit për t’u përballur me opozitën dhe me dështimet e tij të muajve të fundit, ofendoi përsëri në drejtim të LDK-së, me fjalët më të ulëta të mundshme.

Me këtë gjuhë të instaluar në Kuvendin Komunal, i bëjmë me dije këtij administratori të Komunës, që hendeku ynë i mosbashkëpunimit veçse po thellohet.

LDK i bën me dije këtij administratori për të satën herë se seanca nuk do të ketë pa u siguruar transmetimi medial!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.