ARKATANA

NISMA në Gjilan pret të korr fitore më 6 tetor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të nderuar qytetarë, anëtar/e dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate. Nisma Socialdemokrate në Gjilan edhe më herët, por veçanërisht tre muajt e fundit me ardhjen e kryetarit të ri Sevdail Robelli, ka punuar me përkushtim për konsolidimin e degës dhe për ngritjen e saj.

Një punë e palodhshme e të gjithë anëtarëve të Nisma Socialdemokrate, bashkë me kryetarin Sevdail Robelli, kryetaren e gruas së Nisma Socialdemokrate për Kosovë Valdete Dushica Bajrami, kryesisë së degës, kandidatit për deputet Milaim Kosumi, rinisë, grave dhe burrave që janë angazhuar për misionin e Nisma Socialdemokrate ka sjellë si përfundim një punë shumë të mirë rezultatet e së cilës pritet t`i korrim me 6 tetor.

Qindra takime me qytetarë, aderime të shumta ditë pas dite , punë e palodhshme në terren me të vetmen dëshirë që qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës ta kenë një pasqyrë për ne dhe që qytetarët t`i njoftojmë me kandidatët e degës sonë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët tanë janë njerëz të sinqertë, pa njolla të zeza në karrierën e tyre profesionale dhe etike dhe njerëz që i dinë brengat e qytetarëve tanë dhe që do të na përfaqësojnë dinjitetshëm në çdo aspekt prandaj e kërkojmë VOTËN TUAJ duke e ditur se qytetarët e Gjilanit meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe të merituar.

Falënderojmë të gjithë aktivistët tanë për punën e bërë dhe urojmë sukses për të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetrën janë angazhuar.

Votoni Nismën Socialdemokrate dhe kandidatët tanë :
Voto
Fatmir Limaj nr. 1
Sevdail robelli nr. 35
Valdete Dushica Bajrami nr.12
Milaim Kosumi nr.109

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.