RCCOLA

Nisma kundër gjuhës së urrejtjes përhapet në Ballkan

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Të rinjtë e moshave 13 deri 30 vjeç janë objektiv i Lëvizjes Jo Gjuhë Urrejtjeje të Këshillit të Evropës, një fushatë e re që kërkon të ngrejë ndërgjegjësimin e gjuhës së urrejtjes në internet dhe kërcënimit të saj për demokracinë.

Projekti gjithashtu do të përshkruajë gjuhën e urrejtjes në internet dhe do të zhvillojë mjete për të ndihmuar të rinjtë të ofrojnë përgjigje konstruktive dhe të mbështesin të drejtat e njeriut.

Në Maqedoni, Agjencia kombëtare për Sportet dhe Rininë do të bashkërendojë aktivitetet gjatë vitit tjetër nën moton “Të rinjtë për të drejtat e njeriut në internet.” Maqedonia planifikon të krijojë një komitet kombëtar për parandalimin e gjuhës së urrejtjes në internet që do të përfshijë si institucione qeveritare dhe OJQ.

“Qëllimi i fushatës është të mos kufizojë lirinë e shprehjes në internet. Këto janë aktivitete që do të na ndihmojnë ne të eliminojmë gjuhën e urrejtjes në internet, që me hidhërim po bëhet gjithnjë e më e pranishme sot veçanërisht midis të rinjve që nganjëherë e keqpërdorin internetin dhe rrjetet sociale,” i tha SETimes Lazar Popovski, drejtor i Agjencisë për Sportet dhe Rininë.

Gjuha e urrejtjes është e ndaluar me ligj në Maqedoni, por autoritetet kanë probleme me kontrollin në internet. Përdoruesit e rrjeteve sociale me profile anonime organizuan protesta të dhunshme muajin e shkuar në Shkup, Policia mbylli dhjetëra profile Facebook-u të grupeve që bënin thirrje për dhunë.

Elena Mihajlovska, një profesore në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, tha se standardet ndërkombëtare të gjuhës së urrejtjes janë strikte, por ajo shtoi se më shumë veprim i vendosur duhet për të penguar këtë krim.

Ne kemi ligjet e nevojshme, por na mungon praktika ligjore,” tha Mihajlovska. “Ajo që na duhet është më shumë veprimtari dinamike të Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit dhe më shumë veprimtari intensive gjykate kur zgjidhin këto tipe problemesh.”

Mihajlovska tha se gjykatat dhe komisioni ndonjëherë nuk e vlerësojnë gjuhën e urrejtjes në internet si një veprim penal sepse për të mund të jetë e vështirë të gjenden prova.

Në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH), Shoqata e të Rinjve Motus Adulescenti nga Sarajeva lindore ka në plan të ngrejë komitetin kombëtar për të trajnuar të rinjtë dhe për të ngritur ndërgjegjësimin publik. Ata duan gjithashtu të nisin një nismë për të krijuar një kuadër ligjor që do t’i drejtohet drejtpërsëdrejti gjuhës së urrejtjes në internet.

“Në BiH ne kemi një ligj në të cilin gjuha e urrejtjes trajtohet si një shkelje penale e dënueshme me burg nga tre muaj deri në 10 vjet. Megjithatë, nuk ka përmendje të posaçme të gjuhës së urrejtjes në internet,” i tha SETimesAleksandra Matiç, koordinatore e programit nga Shoqata Motus Adulescenti.

Uji Dea

Në një sondazh të fundit nga Shoqata Motus Adulescenti, 30 përqind e njerëzve të rinj pohuan se kanë qenë viktima të gjuhës së urrejtjes në internet dhe 90 përqind thanë se ata njohin dikë që ka qenë viktimë e saj. Dhjetë përqind thanë se kishin përdorur një emër fals për t’u përfshirë në gjuhën e urrejtjes në internet.

“Është më e lehtë për dikë të të dërgojë mesazhe të pista në këtë mënyrë të tërthortë pa kontakt sy më sy,” tha Lejla Hoxhiç, një studente nga Sarajeva.

Një incident i kohëve të fundit shkaktoi një shpërthim të gjuhës së urrejtjes në internet. Sabina Elenam një e re rumune që ndjek një shkollë hungareze, vuri një shirit koke me ngjyrat e flamurit rumun në 15 mars, Ditën e Hungarisë. Ngjarja hodhi një seri të folurash revanshiste midis të rinjve me origjinë magjare dhe rumune.

Unë besoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se ku liria e shprehjes mbaron dhe ku nis gjuha e urrejtjes,” tha Irina Nita, koordinatore programi të OJQ-së rumune Pranoj. “Ne gjejmë në internetin rumun mjaft reagime që fyejnë, poshtërojnë dhe nxisin dhunën apo diskriminimin, të gjitha këto janë shembuj të gjuhës së urrejtjes. Fushata nisi nga Këshilli i Evropës dërguar saktësisht këtë mesazh: Ne nuk mund të mbetemi indiferentë përballë urrejtjes të shprehur copë kundër grupeve të diskriminuara. Secili nga ne duhet dhe mund të reagojë.”

Gjuha e urrejtjes në internet nuk përcaktohet si një shkelje në kodin penal të Shqipërisë. Daniela Binollari, kryeredaktore e Balkanweb, uebsajti më i madh shqiptar i lajmeve, tha se personeli i saj lufton të filtrojë mesazhet e lexuesve.

“Ne kontrollojmë të gjitha komentet dhe opinionet e lexuesve ose të blogerave nëpërmjet një sistemi mbikëqyrjeje. Në fillim ne lejuam të gjithë lexuesit të komentonin lirisht por vetëm pas dy ditë prove, këqyrëm se shumica e komenteve qenë fyerje dhe bile kërcënime. Sot paneli ku ne punojmë për editimin e lajmeve në Balkanweb, ka një sistem shumë të sofistikuar që kontrollon të gjitha mesazhet e lexuesve,” tha Bonollari.

Këtë vit, Kroacia u bë një nga vendet e pakta në rajon me dispozita të posaçme ligjore opr gjuhën e urrejtjes në internet. Ligji kroat më parë rregullonte shpifjen e shprehur privatisht, në publik apo në media, por tani në mënyrë të hapur përmend internetin. Botimi i gjuhës së urrejtjes nëpërmjet internetit është i dënueshëm me burg deri në tre vjet.

Korrespondentët Kruno Kartush në Zagreb, Ana Lovakoviç në Sarajevë, Erl Murati në Tiranë dhe Gabriel Petresku në Bukuresht kontribuan për këtë artikull.

Çfarë veprime duhet të merren për të frenuar krimin e urrejtjes në internet? Na thoni se ç’mendoni në komenete. /Indeksonline/