Diell dhe temperatura të larta – kështu do të jetë moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në Kosovë gjatë kësaj jave do të jetë me diell dhe vranësira të lehta.
Sot kryesisht do të mbaj mot i ngjashëm sikurse ditën e martë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
Në Prishtinë temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius gjatë ditës së sotme.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/