FITORJA

Nikaj: Kurti s’po do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK’së në Hagë – po e konsideron veten të veçantë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, e ka komentuar arsyen e kryeministrit Albin Kurti, për mosvizitë tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ku tha se këtë vizitë s’po e bën se ka shumë formularë për t’i plotësuar.

Nikaj tha se Kurti e konsideron veten të veçantë prej të gjithë atyre qindra-mijëra njerëzve që sipas tij, i kanë vizituar ata që po më bahen në Hagë.

“Shikoni kryeministri e konisderon vetën të veçantë prej gjithë atyre qindra mijëra njerëzve që kanë vizituar. Kemi parë edhe kryetarin e kuvendit që ka qenë. Për sa i përket procedurave, procedurat janë standarde, disa formularë të thjeshtë që plotësohen në më pak se 15 minuta. Ky është vetëm një arsyetim i kryeministrit për mosvizitë, për moskujdesje ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj atyre që mbahen padrejtësisht tash e disa vite në Hagë”.

UBT

“Kryeministri po e arsyeton moskujdesin e tij me përtesë. Ashtu po e interpretoj unë pasi s’po e shoh një mënyrë tjetër për ta interpretuar faktin që dikush thotë se “po përtoj t’i plotësoj disa formularë”. Ata formularë nuk janë më të komplikuar sesa kur aplikon kryeministri për çfarëdo vize”, tha Nikaj në “Infomagazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Kurti ka asisçentë e këshilltarë që do të mund ta ndihmonin atë në plotësimin e formularëve, por sipas tij, “ai s’po do t’i vizitojë Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe të tjerët në Hagë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.