Uji Dea

Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU) dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se vota e saj për formimin e qeverisë do të kushtëzohet me përmbushjen e kërkesave që lidhen me interesat e komunitetit që ajo përfaqëson.

“Nëse fitoj ulëse në Kuvend dhe Albin Kurti apo dikush tjetër është në pushtet për të formuar qeverinë, unë pa m’i plotësuar kushtet që kam në letër, nuk e votoj asnjë qeveri. Kërkesat tona përfshijnë themelimin e komunës së boshnjakëve, reforma në arsim, respektimin e gjuhës dhe lëvizje konkrete për punësimin e boshnjakëve në Kosovë”, ka deklaruar Balje në RTVD.

Ajo ka shtuar se përkushtimi ndaj çështjeve të komunitetit boshnjak mbetet prioritet i saj dhe se nuk do të bëjë kompromis me kërkesat që janë jetike për përfaqësimin dhe përmirësimin e kushteve të këtij komuniteti.

Hidromorava

Balje ka deklaruar se komunitetet e vogla, përfshirë atë boshnjak, nuk kanë logjikë të jenë në opozitë, por duhet të jenë pjesë e pozitës për të adresuar më mirë nevojat e tyre.

“Ne si komunitet, sikurse edhe komunitetet e tjera të vogla, nuk është logjike të jemi në opozitë. Jemi shumë të vegjël dhe kemi nevojë të jemi pjesë e pozitës. Zakonisht, pas luftës deri më sot, gjithmonë kemi qenë pjesë e qeverisjes, pa marrë parasysh se cila parti shqiptare ka fituar”, ka theksuar Balje.

Kur u pyet nëse do të votonte Kurtin për kryeministër nëse vota e saj do të ishte vendimtare, Balje sugjeroi se përfaqësuesit e komuniteteve të vogla kanë prirje të bashkëpunojnë me pozitën për të garantuar përfaqësimin e tyre në vendimmarrje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.