Mobi Casa

Nga rrjedhja e vet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Poezi nga Demush Mehmeti

Kur mungon e pastërta pikë e lotit e je loti vet
Mornicat shtatin vërshojnë
Vyshkët buzë e ndezura
Zemra eshton

Kur shpresa zbehet bëhen brengë
Lumi i dëshirave shteron
Mërzia bëhet det
Deti i lumturisë thahet nga rrjedhja e vet

NË KËTË DITË

Në këtë ditë të kthjellët çiqërr jo dhe bash të pa re
Dielli ngroh të fortin toni asht
Jo dhe bash i fort siç e kemi pandeh
Të rëndat kohët e kanë grirë
Përmajat e kanë ftohë
Të ligat e motit fort dhe keq e kanë gërryer

I IMI QËLLIM

Prita e prita dhe nuk më erdhe, nuk u bëre dje
Siç të dashta as sot
Nesër po nuk me erdhe e plotë
Kam me të pritur për jetë
Besoj
Jo për kot

Uji Dea

Të dua pa hile, për çdo ditë
Ty më o e madhja e bukura ëndrra ime
E imja dritë synim
I imi qëllim
Ty maneti im

Për ty unë digjem, gjakoj
Në rënje e zgjim
Bëhem si një shkreps stralli
Qaj lotët shi
Me dashurin për ty do iki dhe në amshim

BIE SHI LOT DRENUSHE

Binë nuk ndalojnë këto të paprëjtshmet riga shiu
Rrëmbyeshëm zbrazën ret
Në përplasje ledhatojnë timen dritare
Lahet syprinë toke
Mbushën damart e saj
Dhimbjet e nyjeve të mija mi ngacmon

Bie shi lot drenushe
Zëron si e ëmbla melodi e violinës së vjetër
But vallëzon me erën
Ballit tim të rrudhosur ndeshën stuhitë
Ujitën gropëzat e syrit
Njomët zemër e etur

Bie shi singjim
Fryhen të fjeturat prrocka qohen vërshojnë
Gjallërueshëm rrjedhin rrëket
Lumejt presin
Të qetë

Bie shi i but dhe me krisma rrufesh
Mbulohen faqet e hënës
Laget orbit e diellit
Shuhet etja, zbutët vapa s’dieg
Frymon jetë e re
Heshtët e hidhura melankoli, lulëkuqet qelin vet

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.