Fundamenti

Bijat arbërore

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Motrat e
Shote Galicës
e të Nora
Kelmendit

Së bashku
me vëllazërit
i dolën zot
vendit

Me forcë
titanike
ato seç
qëndruan

Se me qenje
çnjerëzore
shpesh u
përballen

Si mbi urën
legjendë
atje në
Studime

Me sojin
amfib
hasën
çikat trime

Gjarpëri
të zinj
sprija shtatë
krenore

Egërsisht
ju sulen
bijave
Arbërore

Qirrje
kriminelësh
me britmat
ulurimë

Si lukuni
lubishë që
nga malet
vijnë

Uji Dea

Por çikat
sokolesha
s’u trembën
hiç fare

Si shqipe
të alpeve
bijat
shqiptare

Duke e mbrojtë
nderin
mbi urë
u flijuan

Atje ku
shndritin
yjet ato
u lartësuan

Shpitërat
e amshuar
aty gjëjnë
qetsim

Tek ura
nē Studime
prore nē
vigjilim

Me oret
shqiptare
sëbashku
do qëndrojnë

Si shqipet
symprehura
mëmëdheun
venerojnë

Rrinë në
roje nderi
te vendi
I pritave

Ku ndodhi
epopeja
te ura e tetë
Çikave.

Në përvjetorin e masakrës së Studimes.
Pjesë nga poema bijat arbërore.
Ruzhdi Kqiku.