Nga një muaj paraburgim dy serbëve të Ranillugut

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan Jetish Maloku tha për rajonipress se me kërkesën e kësaj prokurorie Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar nga një muaj paraburgim Dejan Tomiqit(1978) nga Panqella e Ranillugut dhe Sasha Aleksiqit( 1978), nga Tomanca e Ranillugut.
Kryeprokurori Jetish Maloku tha se angazhimi i prokurorëve kujdestar në ditën e zgjedhjeve ka dhënë efektin e vet dhe është arritur që ndaj të gjithë të dyshuarve të merren masa adekuate.
Megjithatë prokurorët kujdestar më shumë punë kanë pasur me komunën e Ranillugut. Maloku tha për rajonipress se me kërkesën e kësaj prokurorie tashmë dy serbëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Dejan Tomiq (1978) nga Panqella e Ranillugut dhe Sasha Aleksiq (1978), nga Tomanca e Ranillugut kanë marrë nga një muaj paraburgim nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake Afrim Shala dhe dyshohen për veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimet”.
Dejan Tomiq sipas hetimeve dyshohet se ka dhënë llaminat në këmbim të votës kurse Sasha Aleksiq ka pranuar dhuratën./rajonipress/