ZN

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë muajit nëntor ka ngritur 16 aktakuza për dhunë në familje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit nëntor 2024, ka pranuar dymbëdhjetë (12) kallëzime penale, ndaj dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK),

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Hidromorava

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një (1) propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një (1) personi të mitur, për këtë vepër penale./rajonipress/