13 aktakuza të ngritura për vjedhje, sulm, ngacmim e kontrabandim të mallrave
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/