GRANDEMALL

Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka bërë të ditur se vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e dhjetë, ka shënuar rekorde në parametrat matës si në temperaturat minimale që janë regjistruar madje mbi 30 gradë Celsius në vendet fqinje, e po ashtu me maksimalet ekstreme që janë shënuar deri në 43 gradë.

ASHNA njofton se që nga e mërkura pasdite e deri të shtunën, në një situatë kur kemi temperatura shumë të larta në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, do të ketë zhvillime stuhish të përcjella me rrebeshe shiu.

Eco Higjiena

Agjencia njofton se vende-vende mund të ketë edhe breshëri dhe erëra të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5 gradë të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme.

“Temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 28°C – 33°C, ndërsa minimalet do të luhaten ndërmjet 17°C – 22°C. Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme të dominuara kryesisht nga veriu me shpejtësi nga 02 – 12 m/s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.