UBT

Nga droni i Alban Hysenit: Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Po vazhdojnë punimet në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, njërit prej projekteve më të mëdha në vlerë 2.4 milionë euro. E si shkak i punimeve nga dita e mërkurë, me 28 gusht një pjesë e rrugës do të jetë e bllokuar për qarkullim ka shkruar Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për komunën tonë dhe për qytetin e Gjilanit.

Më tej ai shtoi se në vlerë prej 2.4 milionë euro dhe me gjatësi rreth 1 kilometër, po mbulohet shtrati i lumit, respektivisht po përgatitet kolektori me gjerësi prej rreth 5 metrave dhe thellësi prej 2 metrave.

I pari i komunës, tregon se kjo rrugë do të jetë me katër korsi, me trotuar në dy anët e rrugës, me shteg për biçikleta dhe shirit për këmbësorë.

“Aktualisht jemi në fazën ku një segment i rrugës duhet të mbyllet, në mënyrë që të vazhdohen punimet”, tha Hyseni.

ARKATANA

Kryetari, tregon se nga ura ku po vazhdohen punimet tani, deri te kthesa e parë në të majtë rruga do të jetë e bllokuar.

Sipas tij për të mos bllokuar tërësisht qarkullimin është asfaltuar një rrugë alternative.

Përmes saj nga rruga e Malishevës, mund të kalohet direkt në rrugën e Bujanocit, duke mundësuar kështu lidhjen me të gjitha rrugët e qytetit.

“Për infrastrukturë moderne, hapësira për këmbësorë dhe siguri në komunikacion”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.