FITORJA

Nevzati: Haziri po tregohet i paaftë për të menaxhuar me komunën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar i PDK-së tha se sa i përket raportit të kryetarit, ky raport estetikisht është përgatitur mirë, por në përmbajtje ka shumë vërejtje. “Askund nuk janë paraqitur problemet, pengesat, sfidat etj.. thuajse gjithçka në komunën tonë ka lulëzuar”.

Nevzati i ka paraqitur disa nga vërejtjet që sipas tij është dashur të jenë në raport: Mos zgjedhja e qeverisë komunale edhe pas tre muajve të përfundimit të zgjedhjeve komunale. Mos shkarkimi i drejtorëve dhe zyrtarëve të akuzuar nga prokuroria për keqpërdorime të detyrës zyrtare që më shumë po rrinë në gjykata se sa që merren me punët e komunës.

Cilësia e dobët e punëve në rregullimin e infrastrukturës (mungesa e mbikëqyrjes nga ekspertet përkatës.)
– Në zyrat e administratës vazhdon neglizhenca në punë, pastaj pirja e duhanit, pirja e çajit, zyret e komunës janë shndërruar në çajtore.

Shëndetësi: mungesa e barnave esenciale, mungesa e mjeteve për stomatologji ( mjekët qe 2 muaj nuk kanë mjetet elementare për punë ) punëtorët e QMF-së qe 7 muaj nuk kanë marrë pagat.

Premtimet e bëra para disa dite që do t`i shpërblesh të gjithë ata që raportojnë zyrtarët e komunës për mosrespektim të orarit të punës nga 100 euro deri në 2000 euro, tregon se ku i merr këto mjete, nga cili kod buxhetor ?

Uji Dea

Pse atëherë i ke drejtorët, shefat dhe nën shefat ? Kjo është paaftësia juaj sepse nuk mund ta menaxhoni komunën.
Ndërtimet pa leje dhe tejkalimi i tyre është storie në vete, e keni bërë Gjilanin Kandahar.
Problemet në Eko – higjienë po vazhdojnë përsëri sikur gjatë tërë mandatit tuaj. Punëtorët përsëri në rrugë pa fajin e tyre.

Problem tjetër e ke konkurset pranimin e kuadrit me kritere partiake.
Edhe pse në komisione i cakton njerëzit t , tip rap i ndërron punëtorët e pranuar nga ana e komisionit, vlen të ceket rasti i fundit para disa ditëve me konkursin e punëtorëve të administratës, 5 punëtorë i ke ndërruar t`i personalisht pasi ata që janë pranuar në fillim s`kanë qenë njerëzit e tu.

Pastaj konkursi i shpallur para katër muajve në çerdhen e Gavranit 3 muaj pas intervistimit t`i i ke shpallë të pranuarit në kundërshtim me çdo rregull ligjore.

Gjithashtu anulimi i konkursit tjetër para disa dite ju as nuk keni shpall konkurs tjetër mirëpo po vazhdojnë me punuar punëtorët e pa rekrutuar.

Kështu po qeverisni ju me duar të pasterta dhe pa ndërhyrje politike.
Po shpresoj se Prokuroria jonë ka shumë punë për të ndërpre këtë anomali në komunitetin tonë ka thënë Bujar Nevzati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.