Mobi Casa

Nevzadi: Të rinjtë do të njoftohen me të gjitha rregulloret

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit është komuna e parë dhe e vetme që ka miratuar Rregullore për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit në Komunë, ndërkohë që drejtues të Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport(DRKS), janë zotuar se nuk do ta lënë këtë rregullore të flejë në sirtarë por do të ndërmarrin hapa që ajo të jetësohet sa më shpejtë në praktikë.

Veton Nevzadi, drejtor i DRKS-së ka thënë se në këtë drejtim kemi bërë një punë të madhe dhe me këtë rast ai ka vlerësuar të gjithë e veçmas angazhimin e zyrtarit Bujar Haziri.

Nevzadi tha se komuna e Gjilanit është e para në miratimin e kësaj rregullore e cila tani rregullon çështjen e vullnetarizmit dhe se në këtë drejtim nuk do të lejojnë që ajo të rrijë në sirtarë , por veç kanë paraparë hapa në njoftimin e të rinjve për këtë rregullore dhe aktivitete tjera.

Nevzadi tha se në bashkëpunim me KVRL-të dhe organizmat tjerë rinor, si shoqatat studentore e të tjera do të punohet në terren në lagje të qytetit, por edhe në fshatra, të njihen të rinjtë me këtë rregullore dhe përfitimet e të qenit vullnetarë.

AI tha se do të punohet në inkurajimin e të rinjve (18-24), për të themeluar grupet vullnetare në lagje e fshatra që ata të bëjnë punë të mira për rrethin ku jetojnë, ndërkohë që nga puna e tyre do të kenë përfitime të cilat tani janë të rregulluar pres rregullores në fjalë.

ARKATANA

Edhe zyrtari për Rini Bujar Haziri ka thënë se bazuar në ligjin për rini dhe udhëzimet administrative tani kemi edhe këtë Rregullore për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit në Komunën e Gjilanit.

Ai tha se Gjilani ka avancuar bukur fortë në këtë proces. Edhe ashtu sipas tij, Gjilani ka pas traditë të vullnetarizmit, por se tani është bërë mirë sepse angazhimi i tyre rregullohet përmes kësaj rregullore ku njihet kontributi i tyre dhe kanë përfitime vullnetarët.

Edhe Mensur Morina nga KVRL ka bërë me dije se Gjilani me këtë rregullore ka shënuar një të arritur të madhe pasi është komuna e parë që e ka rregulluar çështjen e vullnetarizmit dhe ka ftuar të rinjtë të jenë pjesë e kësaj, derisa ka premtuar ndihmë të organizatës që kjo rregullore të jetësohet sa më mirë.

Përndryshe, në këtë rregullore përcaktohen qartë kush mund të jetë vullnetar cilat janë kriteret kush përfiton e gjëra të tilla ndërsa te motivimi i vullnetarëve11.organizimi i aktiviteteve kulturore për vullnetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.