Me të pavërteta na është vjedhë e vërteta
Poezi nga Atdhe Geci
Nuk naltohet atdheu pa ndriçim t´origjinës
të vërtetës ne duhet t´ia japim emrin e vet,
për mbretërit e fisëm të qytetërimit pellazg
për figurat tona të lashta, si Zeusi e Pirro.
Zëra pellazgësh na vijnë nga vet lashtësia
trokasin e trokëllijnë, pse janë të harruar,
është koha që ta themi hapur të vërtetën
që mohuesit e prejardhjes sonë pellazge
t´i publikojmë me emra dhe me mbiemra.
Alfabeti pellazg ekziston i tëri është shqip
dijës të shquar flokëthinjur hapur e thonë,
e vërteta jonë nëpër shekuj ishte e fshehur
me të pavërteta na është vjedhë e vërteta.
Ende jemi popull pa stërgjysh, e pa antikë
Shqipëria deri në Prevezë është Shqipëri
Atdhe, trokiti vetes e shkruaj emërvendet
me emra të burrave e grave, pellazgo-ilire
Atdheu i Pirros e i Gj. Kastriotit e meriton
ta pastrojmë vendin nga emrat që prapa
lanë pushtimet e huaja dhe perandoritë,
pra, është koha ta themi hapur të vërtetën
me të pavërteta na është vjedhë e vërteta!…
Atdhe Geci – Poezi nga “Iliada shqiptare”