GRANDEMALL

Nevzadi: Shqetësimet e AAK-së rreth teatrit të pasinqerta

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Paraqitja e një “shqetësimi” të vonuar të AAK-së për gjendjen e Teatrit të Qytetit është sinjal se tashmë fushata zgjedhore po afrohet dhe bashkë me atë edhe “ndjeshmëria” e partive politike mëton të duket sa më reale në paraqitjen e saj ka thënë Veton Nevzadi drejtor për kulturë, rini e sport.

Veton Nevzadi është përgjigjur ndaj shqetësimeve të Nazim Gagicës rreth gjendjes në teatrin e Gjilanit. Sipas Nevzadit Teatri i Qytetit të Gjilanit është njëri nga teatrot me aktive dhe më funksionale në krahasim me të gjitha komunat tjera të Kosovës.

“Paraqitja e një “shqetësimi” të vonuar të AAK-së për gjendjen e Teatrit të Qytetit është sinjal se tashmë fushata zgjedhore po afrohet dhe bashkë me atë edhe “ndjeshmëria” e partive politike mëton të duket sa më reale në paraqitjen e saj. Nga hulumtimi që i bëra arkivës së Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport nuk më ra të shoh ndonjë kërkesë apo sqarim nga ky subjekt për gjendjen e aktorëve dhe të teatrit gjatë katër viteve që kaluan, prandaj edhe ky “shqetësim” i AAK-së është shumë i pasinqertë, madje godet pikërisht në pikën ku qëndron më së miri Komuna e Gjilanit” ka thënë Nevzadi.

Eco Higjiena

Nëse gjërat në jetë qëndrojnë në krahasim, atëherë mund të themi me kompetencë se Teatri i Qytetit të Gjilanit është njëri nga teatrot me aktive dhe më funksionale në krahasim me të gjitha komunat tjera të Kosovë me përjashtim të Teatrit Kombëtar.

Nevzadi ka thënë se kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa është përcaktuar që nga subvencionet ti ndaje 100 mijë euro në mënyrë që të mbajë në listën e pagesave 18 aktorë dhe 8 persona si staf teknik ndihmës duke bërë që teatri të funksionojë mirë edhe pse një formë e tillë ekzekutimit të pagesave është më e vështirë për shkak se subvencionet si pozicion financiar nuk janë të destinuara për të ardhura mujore. Më thoni ju lutem cili nga qytetet tjera të Kosovës mban me paga 35 persona në kuadër të Teatrit të Qytetit?

“Falë themelimit të Këshillit të Teatrit kemi arritur që të vëmë në jetë edhe dy shfaqje komedi që u pritën shumë mirë nga publiku gjilanas .Ne do të vazhdojmë me punët e mira së bashku me të gjithë aktorët dhe dashamirët e teatrit. Njëkohësisht mirëpresim vërejtjet dhe sugjerimet e të gjithëve, por ju lutemi që të kujdeseni dhe interesoheni për teatrin e qytetit edhe atëherë kur nuk jemi në vigjilje të zgjedhjeve elektorale të radhës” ka thënë Nevzadi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.