Uji Dea

Nëse më jap kohë, do të arrijë gjithçka

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Gani Sadiku – Interpretimi mistik i një fenomeni, braktiset sapo ai mund të shpjegohet shkencërisht, dhe për pasojë “modernen e bënë armikun kryesorë të së mirës”. Në mënyrë analoge, “përpjekja për të zgjidhur një problem çfarëdo qoftë ai, duke iu drejtuar qiellit, braktiset sapo problemi mund të zgjidhet në tokë”, thotë filozofi e shkrimtari i njohur francez Marin de Viry.

Zhvillimet shoqërore, nuk janë pjekuri koherente, por nevojë ekzistenciale, dhe kuptim real i jetës dhe sfidave të saj.. Ai i cili kërkon zgjidhjen e enigmave nga qielli, ndërsa shoqëritë e kohëve moderne i kanë zgjidhur kaherë ato, destinohet të farkëtohet me rrëmimet e kohëve për t’i luftuar të arriturat e dërguara enkas për shoqëritë njerëzore. Se ne, u përkasim shoqërive që kokën e mbajnë në qiell dhe i përbuzim të mirat në tokë duke shkelur mbi to, na tregon rruga nëpër të cilën ecim, e që në vend se ta shtrojmë duke e bërë të përshtatshme për vete, e shëndrrojmë në një labirinth të pa kalueshëm ose në enigmë të pa zgjidhshme, deri në ngecje mistike me lëvizje atrophike të pakuptimta si në shoqëritë mesjetare.

Çka është edhe më e keqja, kur ne nuk kërkojmë vetëm nga qielli, por edhe nga perëndimi, të na lënë të qetë në parazitizmin tonë, duke ëndërruar mirëqenien që ata e kanë arritur me punë, që ne ta mbulojmë me gënjeshtra.

Shoqëria jonë, jeton në ëndrra permanente, dhe vetëlavde, që zakonisht mbulohen me varfëri, dhe papunësi gjenetike, duke krijuar probleme sociale.

Ne lidhemi pas miteve të rreme dhe pas akuzave të shpifura, duke supozuar armiqësi me të gjithë, për t’u bërë superior në fitore e pula në humbje. Ne i shajmë të tjerët kur jemi të zgjidhur, dhe po na erdhi puna pick, të njejtëve u nënshtrohemi. E legjendarizojmë realitetin, për t’i larguar kohët, që mundësojnë lidhjen organike të individëve me historinë e trilluar…. Duke lavdëruar vetë-vetën, dalim kombi më i “zoti”, që gjatë historisë, humbi 60% të territorit dhe 70%-in, e popullsisë, që krijoi armiq nga pazotësia dhe paaftësia e veprimeve në hapësirë dhe në kohë. Kështu ne vetlavdohemi në humbje, duke i shpallur disfatat si epoka lavdie, për t’i vazhduar humbjet, ndërsa popujt e tjerë viktimizohen edhe në fitore, për ta vazhduar rrugën e fitoreve tjera, sepse historia nuk ndalet, ajo ecë bashkë me kohën.

Zhvillimi ynë evoluoi të jetë zhvillim me metamorfozë, duke mos u përngja ne paraardhësve, dhe as pasardhësit neve,.. por e mitizuam veten me këngë e libra të “vërteta” të vulosura me “vërtetësinë” e kohëve të shtypjes dhe diktateve në sistemet shtypëse, në të shumtën e herave të krijuara nga vet soji i ynë. Me një fjalë, ne jemi “me fjalë si Demushi e me punë si kërkushi” thotë populli, që si tregues kujdestare e këtyre dobësive, e kemi Shqipërinë e cila qe 105 vite pavarësi, është shtypur sistematikisht nga vetvetja, dhe e shkallmuar nga idiotësitë politike, ende nuk është në gjendje t’i organizojë një batalion ushtarë në një komandë lakmuese dhe pa antagonizma të brendshëm politik, në mënyrë të dinjitetshme (siç bëjnë kombet që krijojnë vlera njerëzore) e t’i drejtojë në ndonjë mision në dobi të vendit e kombit.

Kjo papërgjegjësi, u instalua në shoqërinë shqiptare nga maoistët enveristë, në Shqipëri dhe nga LPK-istët, në Kosovë, që në çdo kohë imponohen si të domosdoshëm, si bajraktarë, si luftëtarë, si të burgosur, si çlirimtarë e shpëtimtarë të kombit, si servilë, si shpiuj, si bashkëpunëtorë te okupatorëve, si pakurrizorë, si të ndershëm, e si gjithçka për ta imponuar paditurinë tek vegjëlia dhe injorancën tek shtresat e larta, e më pas t’i ndrydhin ndjenjat kombëtare nën parullat nacionaliste e patriotike folkloriste.

Por ata asnjëherë nuk ishin vetëm, por të paraprirë nga pseudo intelektual, me ide fashiste, që çirreshin si langojt, mbi kurrizin e atëdheut, për të përfituar dhe për t’ua shitur lirinë bashkëkombësve të tyre.

Hidromorava

Se ne jemi më të “zotët” e themi ne, për vete; ndërsa për “zotësinë” tonë, flasin faktet historike dhe komporacionet me kombet që jetuan në hapësirën tonë. T’i marrim serbët si një popull që dëshmojnë zotësinë dhe unitetin e tyre, në formën e organizimeve shoqërore, e cila ua mundësoi ruajtjen e lumenjëve të mëdhenjë si; Danubi, Sava e Tisa, rreth të cilëve gjatë historisë u zhvilluan beteja më të ashpra për përvetësim territorial të tyre.

Loja e lidhjeve të tyre “historike”, herë me lindjen e herë me perëndimin, na e kujton atë thënien “qingji i butë i thithë dy nana kurse i egri mbetet pa asnjërën”.

Armiqësitë që ne tradicionalisht i krijuam me të fortin, ka quar ujë në mulli të serbëve, dhe si pasojë kemi humbur territore për më shumë se 700 vite të fundit, në vazhdimësi.

Ne sot krijojmë armiqësi me parulla fantome si: “Europa Plakë”, etj. I akceptojmë idiotësitë individuale të liderëve politik, për ta lëshuar tradhtinë të lundroj në luadhet e historisë, duke i lejuar që ngathtësinë individuale ta shëndrrojnë në dobësi kolektive.
Politikat që ne i kemi udhëhequr, kanë qenë disproporcionale me realitetet shoqërore, dhe asimetrike në kuptimin e mbajtjes së hapësirave gjeografike.

Gjithmonë kemi qenë në antagonizëm me gjeneratat e reja, duke krijuar shtresa sociale armiqësore në raport me vetveten.

Këto shtresa sociale jashtëzakonisht dinamike, kanë mbledhur mllefin brenda vetvetes në vend se të jenë grupime me një sinergji tipike të shoqërive si motra. Këto shtresa kanë pasur nevojë në fund, për një formë të re politike, të cilat do të ishin në gjendje të mbrojë dhe t’i mbështesin interesat e tyre, në radhë të parë duke centralizuar në dobi të përgjithshme forcën dhe ekonominë. Qeveria e tashme, jep goxha shpresa, në drejtimin dhe kahjen e ekonomisë, duke rritur buxhetin pa shtrëngimin e bizneseve private. Kjo u arritë vetëm duke i larguar duart e hajnave dhe profiterëve që shoqërinë elitare dhe shtresën e varfër e shëndrruan në mashineri votuesish, ndërsa shtresën e mesme e zhvatën në mënyrë sistematike. Kjo Qeveri ka probleme serioze, sepse çdo ditë ballafaqohet me një opozitë destruktive, të çorientuar dhe krejtësisht pa program qeverisës. Kjo ka krijuar antagonizma dhe luftën e klasëve politike, luftë kjo tejet e ashpër, që në bërthamën e saj ka vrazhdësinë dhe egoizmin partiak, si dhe inatet, që këto klasë politike janë në gjendje ti qojnë deri në përmbysjen e shtetit.

Shembulli më i freskët është formalizimi i parimit të sovranitetit kosovar, duke pasur parasysh aktin themelues të shtetit modern, i cili do të mbërrijë vetëm në fund të “luftërave të klasëve politike”, një nga pështjellimet e kobshme e më të dhunshme të ekuilibrave në politikën ndërshqiptare.

Tranzicionet shoqërore janë të dhimbshme edhe në shoqëritë e ngritura, ndërsa në shoqëritë e vogla dhe të prapambetura, tranzicionet janë më të vështira se lindjet, dhe bëhen të pamundshme pa ndihmën e popujve të mëdhenjë. Një tranzicion i gjatë bëhet i turbullt, dhe do të jetë i nevojshëm ndërhyrje e ajkës së kombit dhe intelektualëve të mirëfilltë para se tatëpjeta ta shtyjë kombin në historinë e pakt./rajonipress/