Nënshtabi i LDK’së në Dheu i Bardhë: Kosova e ka shansin historik të kthehet në binarë të drejtë

Gjilan – Kosova e ka shansin historik të kthehet në binarë të drejtë në krye me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani dhe ekipin e madh të LDK’së, është thënë në hapjen zyrtare të zyrës së nënshtabit Dheu i Bardhë, të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i ka përgëzuar strukturat e LDK’së për mobilizimin, duke thënë se nëndega e lagjes Dheu i Bardhë ka qenë frymëzuese për punë dhe aktivitete për nëndegët tjera.

Kurse, kryetari i nënshtabit të LDK’së në lagjen Dheu i Bardhë, Nevzad Rushiti, ka konfirmuar se strukturat e partisë atje po punojnë me unitet të plotë, për të mos e lënë asnjë aktivistë tek partitë rivale, duke ia dhënë mbështetjen e plotë kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe pesë kandidatëve për deputet nga ky qytet.

Fjalë përshëndetëse dhe inkurajuese për strukturat e LDK’së në Dheun e Bardhë patën edhe kandidatët për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Imet Rrahmani.

Dega e LDK’së në Gjilan vazhdon me hapjen zyrtare të zyrave të nënshtabeve edhe në lagje e fshatra.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).