ARKATANA

Nënë Fortesa

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Na ishte një nënë fortesë
si rrap shekullor
qëlindi e rriti
trimin arbëror

Loke forca
nëna Nazife
shpirt bujare
zemër kreshnike

Nëna qëndresë
si shkëmb graniti
djalin më trimin
ajo e rriti

Simbol drite
simbol lirije
yll flakadani
shpresë ardhëmërie

Me mund të madh
e me shumë sakrificë
djalin gjeni
e kishte rritë

Djalë i zgjuar
syrn shqipe
birin më të denj
të trojeve etnike

Krenarisht e rriti
e shquara nanë
për çdo ditë
duke i thanë

Biro veç librin
mbaje në dorë
se të bën të ditur
e madhështor

Fundamenti

Se veç me librin
dhe me penë
mund të arrishë
në ma të lartin vend

Pra bëhu
biro dijetar
me armiqtë shtypsa
më u përballë

Pra ky djalë ishte
Adem Demaqi
që s’e mposhti kurrë
burgu as kërbaçi

Gjysmë shekulli
në vijë të parë
me inkuizicionin
duke u përballë

Mbi çerek shekulli
në burgjet çeli
për atdhe
për shqiptari

Me vite të tëra
duke u rropatë
nëpër burgjet
e errëta kazamatë

Por i pa thyer
asnjë herë
prore dinjëtoz
e krenar me nder

Ballë ndritur
si zjarret nyrfe
rrallë si ai
gjendet mbidhe .

Pjesë nga poema , bijat arbëroe,
në shenj kujtimi për ADEM madhështorin.
Nga Ruzhdi Kqiku

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.