KKVITI

Stoik dhe i paluhatshëm deri në vdekje!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Arif Ejupi – Ode kushtuar z.Xheladin Rekaliu, me rastin e 26-vjetorit të kalimit në amshim.

Deri në frymën e fundit luftove për Atdhe, liri, barazi e dritë.

Me shpatën mbi qafë sypatrembur mbrojte Gjuhën amtare dhe Flamurin me Shqiponjën në fluturim.

Lis hyre në Goli-otokun e inkuizicionit mesjetar dhe lis dole.

Edhe pse ishe vetëm 20 vjeç, s’të frikësuan rafalët e kallashëve e as dhëmbët e kallkanëve çatall.

Nuk të thyen burgosjet, linçimet e as izolimet.

Mobi Casa

Përherë qëndrove stoik, i paluhatshëm, bujar e fisnik.

Me durim e zell i ushqeve ëndrrat tona për Liri e Bashkim Kombëtar.

Me guxim të pashoq i mbrojte rrënjët, trungun dhe degët e pemës Pellazgo-Ilire.

Flamurin e Arbrit të përgjakur në Nish, të përgjysmuar në Vlorë, të ndaluar në Shkup e Preshevë, të ciflosur e të ulur në gjak në Tivar, së bashku me shokë fuqishëm e valëvitët në Prizren, Ferizaj, Tetovë, Gjilan, Besianë dhe Ulpianë!

Saherë valon Flamuri e fluturojnë Shqiponjat jo vetëm Llapi, por të gjithë shqiptarët kanë me të kujtuar si ushtar shembull në mbrojtje të Kështjellës Krutane!