Hidromorava

Nëndega e lagjes “2 Korriku” në Gjilan në mbështetje të LDK-në

/ 2 minuta lexim

Nëndega e 2 Korrikut e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, me kryetarin e saj Albin Devaja dhe kryesinë e saj, po mobilizohen me të madhe duke u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor.

Nën dega e lagjes 2 Korriku konsiderohet si më e madhja në qytet, kjo nën degë është përcaktuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe ka vetëm një emër e ajo është LDK-ja.

Kryetari i nën degës së lagjes 2 Korriku, Albin Devaja, i cili ka bërë kthesë radikale në këtë lagje, ka theksuar se kjo lagje që tani është përcaktuar për votën e saj me 6 tetor.
“Ne si nën degë që tani jemi të përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme, në këtë mes është një entuziazëm i pashoq, një unitet e frymë e madhe e mobilizimit duke konfirmuar se mbështet fuqishëm kandidaten për kryeministre Vjosa Osmani, kjo mbështetje e fuqishme është e aktivistëve dhe elektoratit të kësaj lagje e cila frymon në partinë e LDK-së, i gjithë ky interesim i lagjes vjen nga takimet që kemi me kryetarin Lutfi Haziri dhe nën-kryetarin Arbër Ismajli të cilët kanë përkrahjen e plot”, është shprehur Devaja./rajonipress/

Mund të ju interesoj: