Eko Higjiena

Në Xhaminë e Livoqit të Poshtëm familja Barisha i shtriu dorën e pajtimit familjes Leci

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në sallën e lutjeve të Xhamisë në Livoçin e Poshtëm, në prezencë të shumë xhematëlinjëve, hoxhallarëve dhe të Naim ef, Aliut, kryetarit të KBI-së së Gjilanit, u bë pajtimi në mes të familjeve Berisha dhe Leci, për ngjarjen e aksidentit fatal në trafik, të para një muaji, ku humbi jetën vajza e vetme Erza (11 vjeçare) e familjes Berisha nga fshati Svircë e komunës së Dardanës me banim në Gjilan.

Imamët vazhdojnë traditën e kolegëve të tyre në angazhimin e pajtimit të familjeve të hasmuara dhe për Allahun e kombin pajtojnë rastet e tilla në Xhematin e tyre. Kështu Hoxhallarët: Zijadin ef. Leka-imam në xhaminë e Livoçit të Poshtëm, Rashit Zylfiu-imam në xhaminë e Kodrës së Dëshmorëve si dhe Xhemaludin Kadriu-imam në xhaminë “ Xhedide” të Mahallës së Balecit, me një punë e angazhim një mujor dhe me ndihmën e familjes Berisha, e cila pa hezitim fali familjen Leci, për humbjen e jetës së vajzës së vetme të tyre Erzës njëmbëdhjetë vjeçare, e cila humbi jetën në aksidentin fatal të trafikut që ndodhi më 22 shkurt dhe e cila pas tri dite ndërroi jetë në QKUK, aksident që u shkaktua nga drejtuesi i automjetit Limon Leci, në vendin e quajtur – tek Tuneli në rrugën në të dalë nga Gjilani që shpie në drejtim të Prishtinës.

Në fjalën e rastit Naim ef. Aliu kryetar i KBI-së së Gjilanit, theksoi se ky është një moment kur njeriu vështirë mund të gjejë fjalë për të falënderuar të gjithë këta që kontribuuan në afrimin e pajtimin e këtyre dy familjeve, e posaçërisht për zemërmadhësinë e familjes së Hysen Berishës që shtriu dorën e pajtimit familjes Leci për humbjen e vajzës së tyre në aksidentin fatal që u shkaktua nga Limon Leci.

GRANDEMALL

Kjo ditë është ditë gëzimi nga se afrohen dy familje dhe për këta njerëz e posaçërisht për njerëzit që falin e në këtë rast familjen Berisha ka shpërblim të madh nga Allahu i Madhërishëm. Jo gjithë nuk mund të falin, por falin ata që kanë zemër të madhe dhe janë trima. Unë jam krenar theksoi Naim ef. Aliu, për punën dhe kontributin e hoxhallarëve, dhe që ata po e vazhdojnë në njëfarë mënyre traditën e hoxhallarëve të vjetër në dhënien e kontributit në pajtimin e ngatërresave dhe gjaqeve. Falënderoi të gjithë kontribuuesit e posaçërisht sot familjen Berisha që i shtriu dorën e pajtimit familjes Leci.

Bartësit e këtij aksioni vullnetar për pajtim, të kurorëzuar me sukses imamët: Mulla Zijadini, Mulla Rashiti dhe Mulla Xhemaludini, sot ishin të gëzuar dhe krenar që ia arritën të afrojnë këto dy familje dhe ia shtrinë dorën e pajtimit njëra tjetrës. Ata kësaj çështjeje ia filluan që nga dita a parë, menjëherë pas varrimit të të ndjerës . Për ngjarjet e tilla të hasmërive duhet doemos që të veprohet menjëherë në afrimin e familjeve në mënyrë që të njëjtat të pajtohen nga se kjo është një punë që na përket të gjithë e sidomos atyre që dijnë dhe kanë mundësi me veprue në këtë drejtim theksuan Hoxhallarët – bartësit e këtij aksioni./islam osmani/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.