ARKATANA

Në Viti shënohet Java kundër dhunës së gruas

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në kuadër të Javës kundër dhunës së gruas, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka organizuar një takim me zyrtaret komunale, udhëheqëse të drejtorive dhe të institucioneve shëndetësore, ku është folur për dukurinë dhe parandalimin e dhunës së gruas, e në përgjithësi dhunës në familje.

“Ndonëse në mënyrë simbolike për shkak të situatës epidemiologjike, megjithatë dëshiruam që ta shënojmë Javën kundër dhunës së gruas, dhe të përçojmë mesazhin për vetëdijesim që do të ndikoj në parandalimin e kësaj dukurie”, tha kryetari Haliti.

GRANDEMALL

Kurse kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, theksoi se duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin e dhunës ndaj gruas, duke konsideruar se për këtë sensibilizim, duhet një angazhim e përkushtim i të gjitha instancave, në mënyrë që kjo dukuri të eliminohet.

Ndërsa dr.Xhylsime Qamili, tha se do të angazhohen maksimalisht që të jenë zëri kundër dhunës së gruas. Përndryshe, Komuna e Vitisë sa i përket parandalimit të dhunës në familje, ka aprovuar strategjinë por edhe ka themeluar mekanizmin kundër dhunës në familje, i cili përbëhet nga 15 anëtar, përfshirë komunën, gjykatën, policinë, prokurorinë e organe të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.