UBT

KPF e Vitisë aprovon disa pika të rëndësishme

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi, ka mbajtur sot mbledhjen e pestë e rregullt. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u votuan pikat e parapara të rendit të ditës.

Megjithatë në fillim të mbledhjes kryesuesi Azizi, i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë përmes këtij komiteti e që kanë kaluar edhe në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Hidromorava

Më pas anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje për ekzekutivin e që kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Përndryshe në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar këto pika:

  • Procesverbali nga mbledhja e katërt Komitetit për Politikë dhe Financa.
  • Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2024 në vitin 2025.
  • Propozim vendimi për lirimin nga pagesa c punonjësve të policisë së Kosovës për shërbimet që afrohen në qendrën e Mjekësisë familjare dhe institucionet e tjera shëndetësorë që menaxhohen nga komuna e Vitisë./rajonipress/