UBT

Në Viti me aktivitete të ndryshme u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, fillimisht kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë”, në Viti.

Me këtë rast Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se fëmijët janë shtylla kryesore e motivit për zhvillimin e vendit.

Më pas, kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti, kanë pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysen Tërpeza”, nga fshati Tërpezë.

GRANDEMALL

Kryetari Haliti ka kërkuar nga nxënësit që të jenë të përkushtuar në mësime dhe të arrijnë majat e suksesit, pasi që përmes një arsimi të mirëfilltë mund të zhvillohet shteti dhe shoqëria siç duhet.

Poashtu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari Haliti ka vizituar edhe nxënësit e shkollës së komunitetit serb në Viti, drejtorin dhe stafin arsimorë të kësaj shkolle.

Përndryshe, për nderë të kësaj dite, drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në bashkëpunim me Korin e Qytetit të Vitisë, kanë mbajtur festivalin për fëmijë dhe të rritur “Cover Fest”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.