FITORJA

Në Viti mbahet tryeza për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – “Ne duhet të kemi parasysh se Komuna e Vitisë është një shembull i veçantë i bashkëjetesës multietnike dhe multifetare. Në qytetin dhe fshatrat tona, qytetarët nga kombësi të ndryshme dhe besime fetare të ndryshme kanë ndërtuar një harmoni të veçantë, të bazuar në respekt, bashkëpunim dhe solidaritet. Ky diversitet kulturor dhe fetar është një pasuri e jashtëzakonshme, por edhe një përgjegjësi që na thërret për të ruajtur dhe përforcuar këtë frymë të mirëkuptimit.”, u shpreh zv. kryetari Hasan Aliu.

Të premtën në Viti, është duke u mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike në komunën e Vitisë”. Aktiviteti po organizohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me mbështetjen e National Endoëment for Democracy (NED).

Në hapje të takimit, zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e diversitetit kulturor dhe fetar në komunë.

“Ne duhet të kemi parasysh se Komuna e Vitisë është një shembull i veçantë i bashkëjetesës multietnike dhe multifetare. Në qytetin dhe fshatrat tona, qytetarët nga kombësi të ndryshme dhe besime fetare të ndryshme kanë ndërtuar një harmoni të veçantë, të bazuar në respekt, bashkëpunim dhe solidaritet. Ky diversitet kulturor dhe fetar është një pasuri e jashtëzakonshme, por edhe një përgjegjësi që na thërret për të ruajtur dhe përforcuar këtë frymë të mirëkuptimit.”, u shpreh zv. kryetari Aliu.

Ai gjithashtu theksoi përparimet që Komuna e Vitisë, ka bërë në promovimin e barazisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve pa dallim kombësie apo feje.

“Në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe partnerët tanë kemi hartuar dokumente që në fokus kanë trajtimin e barabartë të qytetarëve, ashtu siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,” tha Aliu.

Në këtë tryezë një fjalë rasti mbajti edhe Tefik Salihui, aktivist i shoqërisë civile i cili ndër tjerash tha se institucionet komunale kanë qenë vazhdimisht të gatshëm të krijojnë një klimë të përshtatshme për të gjithë pa dallime.

Uji Dea

Ai tha se komuna ka punuar me të gjithë duke realizuar projekte në interes të gjithëve pa dallime.

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili tha se nuk na paraqiten raste në polici të natyrës me motive etnike apo të lirisë së lëvizjes.

Ai tha se policia ka mbajtur aktivitetet të ndryshme për të ruajtur klimën e mirë të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët.

Përndryshe në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës në Viti, mediave, komuniteteve jo shumicë etj.

Pjesëmarrësit diskutuan edhe për idetë dhe iniciativat për forcimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndëretnik.

Sipas organizatorëve bëhet me dije se qëllimi i takimit ishte promovimi i dialogut në komunitet për marrëdhëniet ndërektnike në Viti, inkurajimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe shoqërisë civile dhe adresimi i sfidave të përbashkëta me të cilat përballën komunitetet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.