ZN

Haliti, priti në takim përfaqësuesit e FKEE-së, flasin për projektin e banimit social në Viti

/ 2 minuta lexim
ZN

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), konkretisht kompaninë implementuese dhe atë mbikëqyrëse, ku është prezantuar projekti i punimeve që po realizohen në dy objekte të banimit social në Viti.

Ky projekt, në vlerë prej 595 mijë euro, ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët që jetojnë në këto objekte, duke i bërë ato energjikisht më efikase.

Gjatë takimit, u diskutua për investimet që po realizohen, përfshirë mbështjellësin e jashtëm të objekteve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e sistemeve split, si dhe renovimin dhe izolimin e kulmeve.

ZN

Haliti theksoi rëndësinë e këtyre investimeve, të cilat do të kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Vitisë.

Punimet për këtë projekt kanë filluar para disa ditësh dhe pritet të përfundojnë në një afat të shkurtër.

Haliti falënderoi FKEE-në për mbështetje dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve që promovojnë efikasitetin energjetik dhe përmirësojnë jetesën e qytetarëve./rajonipress/