FIDANISHTJA

Në Viti mbahet diskutim Publik për Planin e Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Komisioni për hartimin e planit të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2025, ka mbajtur sot një diskutim publik rreth aktiviteteve dhe seancave të rregullta që parashihen të mbahen në vitin e ardhshëm.

Kryesuesi i Kuvendit komunal Bekim Azizi, tha se në bazë të këtij plani, parashihen të mbahen 11 seanca të rregullta dhe 3 seanca solemne të cilat do të mbahen në datat simbolike siç janë 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 14 Qershori – Dita e Çlirimit të komunës së Vitisë dhe 5 Maji – Dita e Dëshmorëve.

Uji Dea

Përveç kësaj, janë planifikuar edhe diskutime të ndryshme për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe çështjet sociale, raporteve 6 mujore të kryetarit të komunës, miratimi i buxhetit, shqyrtimi e miratimi i rregulloreve si ajo për taksa, ngarkesa dhe gjoba etj, tha Azizi.

Gjatë diskutimit publik, të pranishmit, si nga përfaqësues të shoqërisë civile e po ashtu edhe qytetarët, kanë pasur mundësinë të japin sugjerimet e tyre për përmirësimin e planit të punës, duke e bërë këtë një proces gjithëpërfshirës dhe më transparent./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.