Mobi Casa

Në Viti lulëzojnë projektet, Gjilani në kolaps të plotë politik e zhvillimor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Komunën e Vitisë nuk kalon një ditë pa u prezantuar punime në projektet e ndryshme në qytet e fshatra, kurse Gjilani tash e disa muaj po merret me mungesën e numrave dhe nuk po mundet të mbajë asnjë seancë të Kuvendit. Zhvillimi gjithashtu ka ngecur në të gjitha drejtimet.

Komuna e Gjilanit po humb çdo ditë në shumë sfera dhe po shkon drejt një kolapsi total. Kur Kuvendi nuk mund të mblidhet në mungesë të asambleistëve ose numrave të koalicionit mjerimi ndryshe nuk është.

Derisa në Gjilan po shohim veç stagnim, në Komunën e Vitisë Sokol Haliti edhe ditëve të vikendit është në teren duke promovuar projekte.

Hidromorava

Të shtunën Haliti, ka vizituar sot sheshin “Calmy Rey” përkatësisht rrugën në të cilën intensivisht është duke u punuar dhe është duke u finalizuar ndërsa sot është bërë sinjalizimi i kësaj rruge.

Poashtu, komuna e Vitisë është duke vazhduar punimet edhe në rregullimin e rrugës Sllatinë e Poshtme – Viti dhe në rrugën afër palestrës sportive në fshatin Drobesh, e cila lidhet me rrugën Viti – Sllatinë.

Këto rrugë do të krijojnë mundësi të shumta dhe lehtësim për qarkullimin e qytetarëve vitias./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.